LAJMI I FUNDIT:

Donatori i BDI-së në Këshillin e Prokurorëve (Foto/Video)

Donatori i BDI-së në Këshillin e Prokurorëve (Foto/Video)

Ashtu si OBRM-PDUKM edhe partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbush me funksionarë dhe persona të afërt të saj institucionet e drejtësisë në vend të cilat nga organizatat ndërkombëtare në vazhdimësi kritikohen për partizim dhe politizim, raporton Tv Shenja.

Përderisa raporti i Pribes kërkon pavarësi të prokurorisë dhe këshillit të prokurorëve, BDI vazhdon që këto organe të mbush me njerëz të besueshëm dhe të afërt të partisë. Pas zgjedhjes së ish ministrit Xhelal Bajrami si prokuror në prokurorinë e lartë të Shkupit, një figurë tjetër që lidhet me këtë parti shkon edhe një hap më lart dhe u ngjit në këshillin e prokurorëve.

Arber Isaku, emri i të cilit figuron si i dyti me radhë në listën e donatorëve të BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014, sot në Kuvend dha solemnisht betimin për anëtarë të këshillit të prokurorëve. Në biografinë e tij shkruan se ka kryer Fakultetin juridik në Prishtinë dhe se ka punuar si Këshilltar në Qeveri, ndërsa nga viti 2009 ka qenë Këshilltar në Kuvend. Bashkë me Arbër Isaku, betimin solem para kryeparlamentarit Trajko Veljanovski sot e dhanë edhe anëtarët e tjerë të rinj të këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, Fidanka Rajevska, Desa Paunovska dhe Kole Shterjov.


Arbër-Isaku-620x330

Ndryshe politizimi i prokurorisë dhe organeve të tjera të drejtësisë në vend si dhe pazarllëqet e dy partive në pushtet, OBRM-PDUKM dhe BDI shpërthyen në opinion gjatë publikimit të bisedave të përgjuara të njohura ndryshe si bombat e Zaevit. Në një prej bisedave ku dëgjohet ish ministri i BDI-së Blerim Bexheti dhe ish zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, vërehet se si partitë kanë ndarë pozicionet në prokurori si të jenë një mall i thjeshtë tregu. Aty madje tregohet edhe zemërgjerësia e BDI-së ndaj partnerit të tyre, OBRM-PDUKM-së duke ju dhuruar një pozicion prokurori që sipas ndarjes paraprake i kishte takuar BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori