Gjatë gjithë fushatës elektorale, organizata të të drejtave të njeriut apo ato që angazhohen për të drejtat e emigrantëve pa leje qëndrimi të rregullt kishin paralajmëruar se fjalimet me gjuhë urrejtjeje të Donald Trumpit mund të çojnë vendin në zgripin e një lufte civile. Tani Donald Trump ka fituar, lufta është hapur. Disa nga përkrahësit e tij festojnë rëndësinë e re që kanë marrë me përshëndetje hitleriane në rrjetet sociale dhe shprehen hapur për pastrime etnike. Organizata si “National Policy Institute” (NPI) -ftojnë plot vetëbesim në konferenca shtypi, për të shpërndarë vetëm disa godina larg Shtëpisë së Bardhë ideologjitë e tyre.
Me flokët të rregulluara sipas stilit hitlerian, me një buzëqeshje vesh më vesh ata deklarojnë, se ka ardhur që të Bardhët më në fund të marrin atë që u takon, shprehimisht kontrollin mbi vendin e tyre, Shtetet e Bashkuara, që në fund të të fundit janë themeluar nga evropianët. Ata nuk druhen të flasin për rrezikimin e identitetit të bardhë për shkak të shoqërisë multikulturore. Ata pretendojnë, se korrektesa politike dhe shtypi i gënjeshtrave, si thonë ata, janë përgjegjëse që pakicat në këtë vend kanë më shumë trajtim se raca e bardhë. Me zë të lartë ata kërkojnë që të përgjohen të gjithë myslimanët, dhe të krijohen rajone në SHBA, ku lejohen të jetojnë vetëm të bardhët.
Tirada të tilla gjejnë miratim të jashtëzakonshëm në mediat sociale, shifrat e vizitorëve në portalet e internetit janë tejet të larta. Vulgu ka shpërthyer. Një gjë mjaft e rrezikshme për paqen sociale në vend. Në të gjitha kampet politike janë rritur shqetësimet, se protestat e deritanishme paqësore mund të shndërrohen në përleshje. Urrejtja lind urrejtje. E gjithnjë e më shumë njerëz kanë frikë për rrezikimin e jetës dhe të familjeve të tyre. Dhe ata janë të gatshëm të luftojnë për të ardhmen e tyre.
Përgjegjësinë për këtë e mban Donald Trump. Në të shkuarën ai demonizoi komunitete fetare dhe etni të ndryshme, për të bërë fushatë me frikën e ndezur. Ende pa hyrë në Shtëpinë e Bardhë, ai zgjodhi Steve Bannon si këshilltar strategjik, një njeri, i cili nga të djathtët nacionalistë ngrihet lart si njeri i tyre, të gjitha këto pa asnjë lloj distancimi nga ekipi i ardhshëm qeveritar. Themeluesi i NPI-s, Richard Spencer e përshkruan vetë rrezikun më të madh: Donald Trump dhe lëvizja e tij, thotë ai, janë trupi. Ai dhe ideologjia e tij – koka. Koka që i mungon lëvizjes së Trump. Deri më tani thuhej me të drejtë, se Donald Trump nuk është ideolog në kuptimin klasik të fjalës. Atij para së gjithash i intereson vetja, pastaj biznesi. Prandaj tek ai ekziston një hapësirë boshe që mund të zihet nga një ideologji politike, që është më e komplikuar dhe e rezistueshme se premtimi i tij – “Make America great again”.
Nuk ka për të kaluar shumë kohë dhe votuesit e Trump do të zhgënjehen dhe do të kuptojnë se ai zor se do të vërë në jetë ndonjë nga premtimet e tij bombastike. As vende pune nuk do të bien nga qielli, as Meksika nuk ka për të paguar për një mur kufitar. Si rrjedhojë Trump do të ketë nevojë për shpallje fajtorësh, që t’i bëjë ata përgjegjës për dështimet e tij. E nuk është e vështirë të përfytyrosh se kë do të përzgjedhin për këtë rol këshilltari i tij strategjik, Bannon dhe nacionalistët e djathtë: Emigrantët jo evropianë dhe myslimanët. Historia mund të përsëritet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit