Donacion nga organizata “Duart që japin shpresë” për nxënësit e SHFMU “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë

Shkolla SHFMU "Shkolla e Gjelbër" Prishtinë ka pranuar një ndihmë të vlefshme nga gjashtë vajza nga Gjermania, themeluese të organizatës “Duart që japin shpresë”.
Ato kanë dhuruar 50 çanta shkollore, të kompletuara me të gjitha materialet e nevojshme për një vit shkollor (përveç librave), të cilat do t’u shpërndahen nxënësve të kësaj shkolle.
Po ashtu, është dhuruar edhe një shumë prej 500 eurosh, e cila do të shfrytëzohet për blerjen e mjeteve didaktike për klasat parashkollore.
"Një falënderim i veçantë u është drejtuar Feta Zeqirit, ish-prind i shkollës, e cila ka ndihmuar me përkushtim në përzgjedhjen e shkollës sonë dhe në sigurimin e ardhjes së ndihmës", thuhet në njoftim.
Nga shkolla u bë e ditur se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me organizatën “Duart që japin shpresë”, i cili pritet të thellohet edhe më tej me investime të tjera në të ardhmen.


















































