Action for Mothers and Children (AMC) dhe partneri i çmuar, Cycle Kosovo for Children (CKC), sot dorëzuan një inkubator dhe një shtrat lindjeje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Ky donacion do të përmirësojë ndjeshëm kujdesin ndaj nënës dhe të porsalindurit në rajon.


“Cycle Kosovo for Children” është më shumë se një turne me bicikleta. Pjesëmarrësit përshkojnë qindra kilometra dhe mijëra metra ngritje në lartësi sepse e dinë se çdo etapë sjell pajisje mjekësore jetë shpëtuese për komunitetet në nevojë,” tha përfaqësuesi i CKC-së, Agim Bilalli.

Si pjesë e misionit të saj për të forcuar kujdesin shëndetësor për gratë dhe fëmijët, AMC koordinon shpërndarjen e ndihmave mjekësore në klinika dhe spitale publike në të gjithë Kosovën. CKC është një nga partnerët, donacionet bujare të të cilëve e mundësojnë këtë nismë, duke sjellë mbështetje jeftëshpëtuese drejtpërdrejt tek familjet.

Sigurimi i pajisjeve thelbësore mjekësore ndihmon që të porsalindurit të marrin kujdesin që u nevojitet që nga dita e parë. Donacione si ky inkubator dhe shtrat lindjeje mund t’u japin më shumë fëmijëve një fillim më të shëndetshëm në jetë,” tha Zyrtari i Programit në AMC, Fitim Sadiku.

Çdo vit, dhjetëra çiklistë marrin pjesë në CKC, duke mbledhur fonde për të siguruar pajisje thelbësore mjekësore për institucionet publike shëndetësore në të gjithë Kosovën. Pjesëmarrësit zakonisht përshkojnë rreth 500 kilometra, me një ngritje totale në lartësi prej më shumë se 6,000 metrash.

Edicioni i 11-të i CKC në vitin 2025 mblodhi 20,000 € për të mbështetur shëndetin e fëmijëve dhe nënave, përfshirë edhe donacionin për qendrën në Drenas. Video nga eventi i vitit të kaluar është në dispozicion këtu.

Që nga edicioni i parë në vitin 2014, CKC ka mbledhur rreth 170,000 € për të mbështetur spitalet dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ngjarja koordinohet nga stafi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe mbështetet nga sponsorë bujarë si dhe nga Policia e Kosovës.

Edicioni i 12-të i CKC është planifikuar të mbahet më 18–21 qershor.

Më shumë detaje do të publikohen së shpejti në faqen e Facebook-ut të CKC.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës.

AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit.

Për më shumë informata, vizitoni AMCHealth.org.