Si çdo javë, “Telegrafi” ka publikuar formacionin më të mirë të javës në kuadër të Superligës së Kosovës.

Edhe kjo xhiro ishte tejet dramatike, ku shumica e favoritëve nuk gabuan, por kishte edhe befasi.


Prishtina e fitoi derbin ndaj Malishevës, derisa u ndanë në “paqe” Ballkani e Llapi, sfidë që ishte tepër e hapur nga minuta e parë.

Në anën tjetër, Gjilani mundi minimalisht Ferizaj, kurse Pllana e shpëtoi Dukagjinin nga humbja. Kampioni Drita ia bëri sefte me fitore ndaj Prishtinës së Re.

Formacioni më i mirë i javës në bazë të paraqitjeve të lojtarëve duket kështu:

Maloku; Idrizi, Limani, Adili; Pllana, Taipi, Rrahmani, Jashari; Muja; Serebe, Manaj.

Ndërsa, trajneri Arsim Thaqi është zgjedhur si më i miri i javës pasi drejtoi Prishtinën drejt triumfit 3:1 kundër Malishevës./Telegrafi/

telegrafi sport app