David Domgjoni është larguar nga futbolli turk, për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi i Kosovës që shkëlqeu në dy ndeshjet në Turqi ndaj Guineas dhe Gambias karrierën do ta vazhdoj te Luzerni.


24-vjeçari për një vit e gjysmë ka qenë pjesë e Menemenspor në Ligën e Parë të Turqisë ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Ai tanimë edhe zyrtarisht është bashkuar me Luzernin ku është prezantuar në stadiumin ‘Swiss Spor Arena’.

217641847 4079186488803357 1203195792241287558 n

Prizrenasi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Luzernin, kontratë e cila do ta mbajë atë të lidhur me këtë klub deri në verën e vitit 2023.

Lojtari më parë ka luajtur edhe për Tiranën, Kastriotin e Krujës, Lirinë e Prizrenit dhe Laçin.

"Jam shumë i ngazëllyer për sfidën time të re në FC Luzern. Jam kam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh me tifozë të shkëlqyeshëm. Do të jap më të mirën për klubin dhe tifozët që t'i arrijmë objektivat që kemi para nesh", ka thënë Domgjoni.

4 3

Gjithashtu mbrojtës prizrenas ka falënderuar edhe ish-klubin e tij turk, Menemenspor për gjithçka gjatë kësaj periudhe sa ka kaluar aty.

"Unë dua të falënderoj gjithashtu për gjithçka ish klubin tim Menemenspor dhe gjithë shokët e skuadrës për të gjitha që i kemi kaluar së bashku. Ju uroj shumë suksese në të ardhmen", ka deklaruar mbrojtësi nga Kosova. /Telegrafi/

telegrafi sport app