Zëvendësimi i mini-barit me dollapin përplot çokolata dhe sheqerka, kjo është gjëja e parë që tregon se kemi të bëjmë me një dhomë vetëm për fëmijë.
Në disa hotele familjare, janë bërë punime të mahnitshme që më të vegjlit, jo se do të ndihen sikur janë në një hapësirë të huaj, por të kërkojnë të jetojnë aty për shumë më gjatë, transmeton Telegrafi.
Ato që duan të ndihen si princesha, duhet të kërkojnë suitën e Hirushes, në Walt Disney World të Floridës. Në anën tjetër, ata që duan të ndjehen si ninxha, të kërkojnë dhomën Ninjago në hotelin që ndodhet në Windsor.
Shangri-La Hotel në Singapor, ofron dhomën me shtratin dykatësh të kamufluar si kështjellë, teksa në The Loews të Orlandos, dadoja mund të qëndrojë rehat në divanin gjigant, teksa fëmijët flenë në shtretërit me figura nga filmi i animuar Despicable Me.
Më poshtë mund t’i shikoni, disa prej dhomave më të mira që ofrojnë hotelet, vetëm për akomodimin e fëmijëve. /Telegrafi/