Një enë prej balte me përmasa të mëdha, e përdorur veçanërisht për transportin detar të verës në antikitet, është zbuluar nën ujë dhe më pas është restauruar plotësisht në muzeun arkeologjik të Durrësit. Arkeologët thonë se gjetja e zonës së reliktit të anijes dhe restaurimi i enës 1800-vjeçare provon se porti i Durrësit ishte pjesë e itinerarit të tregtisë për verën e hapur, së bashku me porte të tjerë në trekëndëshin mes Francës, Spanjës dhe Italisë. Pas restaurimit të dolisë, siç quhet ena në latinisht, arkeologët do të vijojnë hulumtimet në zonën detare, në kërkim të pjesëve të tjera që i përkasin anijes së mbytur në gjiun detar të Durrësit, mëse 18 shekuj më parë.
Dr. Adrian Anastasi, arkeologu nënujor që zbuloi tre vjet më parë reliktin që i përket shekujt I-II të e.s., tha se nga thellësia u nxorën 296 pjesë të enës, po aq sa ishin copëtuar nga mbytja e anijes antike në afërsi të qytetit.
Për nga përmasat, por edhe për nga tipologjia, kjo enë është e para që identifikohet në brigjet tona.
Fillimisht, të gjitha pjesët e enës iu nënshtruan procesit të shkripëzimit me qëllim konsolidimin e strukturave, e më pas për afro nëntë muaj u punua për restaurimin. Gjëegjëza prej 296 pjesësh qeramike mori ditë pas dite formën e plotë të dolisë me lartësi 157 centimetra dhe diametër 128 centimetra, e cila në antikitet mbushej me verën që vinte apo nisej me anije nga Durrësi.
Për Adrian Anastasin ka qenë një sfidë edhe krijimi i ekipit të restaurimit. Së bashku me të birin, Kristin, student në degën e arkeologjisë në Lion (Francë) ai ka punuar për shkripëzimin e pjesëve të dolisë, ndërsa më pas grupit të restauratorit me përvojë Ibrahim Reçi dhe djalit të tij skulptor restaurator, Amarildo Reçi, iu bashkua edhe Vullnet Lushkja, që zgjidhi problematikat me karakter teknik. Adriani shton se ky proces i gjatë restaurimi, ka qenë “një kontribut i madh për të finalizuar punën tonë si arkeologë dhe unë u jam shumë mirënjohës këtyre njerëzve të mrekullueshëm”.
“Ne muzeun arkeologjik të Durrësit prej gati 30 vitesh nuk realizoheshin restaurime të plota dhe me rëndësi të tillë shkencore,” tha Alban Ramohitaj, drejtor i Kulturës Kombëtare Rajonale.
“Mbi të gjitha jemi të kënaqur për rikthimin e një tradite, ku përvoja e specialistëve të viteve 1990 bashkohet me entuziazmin e të rinjve të talentuar,” shtoi ai.
Dolia e restauruar duket se ka ndikuar edhe për të nxitur edhe idenë e ngritjes së një pavioni dedikuar arkeologjisë nënujore në Durrës. Gjetjet nga kërkimet dhe projektet e arkeologjisë nënujore janë të shumta dhe jo të gjitha objektet e zbuluara janë nxjerrë nga uji.
Sipas specialistëve, kronologjia e tyre në zonën detare të Durrësit fillon nga prehistoria dhe përfundon në ditët e sotme, çka e bën të domosdoshëm krijimin e një pavioni kushtuar zbulimeve nënujore.
Sipas arkeologut Adrian Anastasi anijet e specializuara për transportin e verës janë quajtur edhe “anije cisterna”. Në pjesën qendrore të hambarëve të tyre ato kishin të sistemuara enë të përmasave të mëdha, doli, me një kapacitet mbajtës prej 2.000 litra secila. Bashkë me to, në pjesët e lira të hambarit, kryesisht në kiç dhe në bash sistemoheshin edhe amfora të zakonshme.
Anijet “cisterna” shkarkonin verë në portet ku ankoroheshin, dhe po aty ngarkoheshin me verë tjetër. Studimet e kryera, kryesisht nga arkeologë italianë, demonstruan qarkullimin e anijeve edhe në drejtim të brigjeve perëndimore të detit Adriatik. Zbulimi i reliktit me doli në gjirin e Durrësit, vërteton që dhe Dyrrahu ishte pjesë e kësaj tregtie te verës me shumicë-shprehet Adriani.
Nga ana tjetër, prania e këtyre anijeve në Dyrrah tregon gjithashtu se qyteti importonte, por dhe eksportonte verë. Rrushi balisk, që përmendin autorët antikë, prodhonte një verë e cila nuk ishte e cilësisë së parë, por siç theksonin ata, nëse kjo verë vjetrohej atëherë e përsoste kualitetin e saj.
“Një rast i mrekullueshëm për tregti; blije verë të lirë dhe pas disa vitesh, shisje verë cilësore me tjetër çmim,” shpjegon Anastasi.
Sipas Drejtorit Rajonal të Kulturës Kombëtare, Alban Ramohitaj në Muzeun Arkeologjik Durrës po punohet për hapjen e dy pavijoneve të reja.
“Ministrja e kulturës [Elva] Margariti, e cila në fillim të kësaj jave vizitoi muzeun, tha se grupe punonjësish nga Instituti i Arkeologjisë, muzeu dhe ministria do të punojnë paralelisht për hartimin e dy platformave shkencore,” tha ai.
“Ato do të finalizohen me hapjen e pavijonit me objekte të Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës në katin e dytë, si dhe pavijonit të Arkeologjisë nënujore në katin e tretë të muzeut arkeologjik të Durrësit,” shtoi Ramohitaj.
Aktualisht në Muzeun Arkeologjik, që u përurua në vitin 2002 funksionon për vizitorët vetëm kati i parë me objekte të periudhës së hekurit dhe antikitetit. Dolia, që pritet të jetë një nga objektet më të rëndësishme në muzeun arkeologjik, është një dëshmi e fuqisë ekonomike, që kishte Dyrrahu në shekujt e parë dhe të dytë të erës sonë.
Këto tipologji anijesh kërkonin edhe porte të specializuar për ngarkimin dhe shkarkimin e tyre.
“Relikti i zbuluar dëshmon që porti i Dyrrahut i kishte këto kapacitete përpunuese, pra ishte në kuptimin e plotë një port i rëndësishëm,” përfundoi Adrian Anastasi. /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame