LAJMI I FUNDIT:

Më dolën lotët kur më ftoi Kombëtarja, Donat Rrudhani tregon prapaskenat e ftesës

Më dolën lotët kur më ftoi Kombëtarja, Donat Rrudhani tregon prapaskenat e ftesës

Donat Rrudhani ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Reprezentuesi i Kosovës ka sjell shumë rrëfime emocionale, mes tyre edhe si i dolën lotët kur e ftoi Kombëtarja.

“Momenti më i mirë në jetën time. Një vit kam pritur për ftesën”, thotë Rrudhani në “Arena e Yjeve”.


“Ka qenë tri ditë para ndeshjes me Vaduzin dhe po më ben telefoni, as që eisha duke e pritur atë thirrje”.

“Kam qenë gjithmonë fans i Kosovës, asnjë lojë nuk më ka humb (pa e shikuar). Am nuk kam qenë në rrjedha kur bëhen ftesat, por e dija se po vini dy ndeshjet e radhës”.

“As mendja nuk më shkonte se kishin me më ftua mua dhe ishim duke ngrënë bukë me Liridon Balajn, Milot Avdylin edhe Kevin Spadanudën që luanin me mu. Po më bën telefoni dhe pe shoh Bajram Shala (duke thirr)”, vazhdon rrëfimin e tij Rrudhani.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Rrudhani i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/