Dokumentari tashmë i njohur jo vetëm në Ballkan, VIRUSSIA në episodin e fundit të këtij cikli, trajton ndikimin malinj të Rusisë përmes Kishës Ortodokse.
Strumbullari i këtij episodi është kleriku tashmë i ndjerë Amfilohije, i cili është shembulli tipik i përfaqësimit të “argatit” rus brenda Kishës Ortodokse Serbe.
Aktivitetet e tij gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe më pas, në shtete të ndryshme ballkanike, janë shembulli më i mirë i asaj se çfarë ndikimi të madh ka Federata e Rusisë në KOS.
Në episodin e katërt të dokumentarit të quajtur “Kryqëzata ruse në Ballkan”, flitet edhe për lidhjet e këtij kleriku me kriminelët serbë të luftërave, veçanërisht me Arkanin. Jepen pamje të tyre nga përurimi i Kishës në kompleksin universitar të Universitetit të Prishtinës, si dëshmi të përpjekjes për ndërrimin e dhunshëm të identitetit shqiptar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe strukturat kriminale, ushtarake e paraushtarake.
#Russian 🇷🇺 Crusade in the #WesternBalkans 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇰🇲🇪🇷🇸 – the 4th episode of the #VIRUSSIA Documentary
📅 November 29, 2021
📺 RTK 22:00H • T7 20:00H pic.twitter.com/5ZdNCguOD1— VIRUSSIA Documentary (@VirussiaNet) November 25, 2021
Ky dokumentar i prodhuar nga RTK, në bashkëpunim me institute të specializuara që merren me ndikimin rus, flet edhe për proxyit rusë nga Evropa Perëndimore, siç është rasti me francezin Arnaud Gouillon, i cili tash është rang i lartë diplomatik i pushtetit në Serbi dhe gjermanin Maik Muller. Që të dy kanë ardhur për ta shtrirë ndikimin rus në Ballkan, duke u konvertuar në Kisha Ortodokse.
Edhe në këtë pjesë, me të cilën përfundon cikli i parë i VIRUSSIA, flasin ekspertë ballkanikë dhe evropianë.
Dokumentari do të shfaqet të hënën më 29 nëntor në RTK ora 22:00 dhe T7 nga ora 20:00. /KP/