LAJMI I FUNDIT:

Tmerret e luftës në Abri, vajza 6 javëshe jetoi 30 orë nën trupin e nënës së vdekur

Tmerret e luftës në Abri, vajza 6 javëshe jetoi 30 orë nën trupin e nënës së vdekur

Masakra në fshatin Abri të Epërme të Drenasit ka ndodhur më 26 shtator të vitit 1998, kur u vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu dhe 9 anëtarë të familjes Mulliqi.

Imer Deliu, dëshmitar i kësaj masakre foli për anëtarët e familjes që humbi në këtë masakër dhe vajzën gjashtë javëshe që qëndroi 30 orë nën kufomën e nënës.

Deliu tha se kjo masakër është ndër më të dokumentuarat pasi kufomat janë ruajtur.


“Në këtë kompleks ku gjenden 32 varreza, në mesin e tyre janë 23 anëtarë të familjes Deliu ndërsa nëntë janë të familjes Muliqi. Nga familja ime e ngushtë i kam 10 anëtarë. Për këtë masakër nuk është dënaur askush dhe nuk pritet të dënohen. Asnjëherë nuk është marr dikush në pyetje për këtë masakër”, tha Deliu.

“Viktimat këtu kanë qenë prej moshës gjashtë javëshe, ka qenë një vajzë e imja, Diturie Deliu, e cila e ka mbijetuar masakrën nën gjirin e nënës së saj. Vajza ka qenë në turpin e nënës në bërryla e përgjakur por që kishte mbijetuar. Vajza ka qëndruar mbi 30 orë nën kufomën e nënë së vet por pas pesë javësh ka vdekur. Më i vjetri ka qenë 94 vjeçar, ka pasur mosha 2 vjeç, 4 vjeç, 6, 10, 14 dhe 16 vjeç,” shtoi ai.

Deliu thotë se Prokuroria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për hetimin e këtyre krimeve

“Prej prokurorisë special nuk jam kontaktuar, vetëm nga hetues të tribunalit të Hagës në cilësi të dëshmisë se çfarë ka ndodhur këtu, jo si dëshmitarë sepse nuk kam argumente për të akuzuar me emër dhe mbiemër,” shtoi tutje Deliu.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e masakrave të Poklekut, Studimes, Rezallës, Izbicës, Krushës së Vogël, Gjakovës, Abrisë dhe Tërnjes u rrëfyen sot në dokumentarin për krime të luftës.

Gjatë reportazhit folën edhe dëshmitarët e masakrave dhe vrasjeve në grupe të shqiptarëve në vitet 1998 dhe 1999./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori