LAJMI I FUNDIT:

Doku.Tech pyet për rolin e gruas në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Doku.Tech pyet për rolin e gruas në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Si ndikojnë gratë në formësimin e botës virtuale? Cili është ndikimi i tyre në zhvillimet teknologjike dhe sa është i rëndësishëm? Këto janë disa nga pyetjet për të cilat Doku.Tech synon që të jap përgjigje në panelin e sivjetshëm.

Ndikimi çdo herë në rritje i grave në fushën e inteligjencës artificiale (IA) do të jetë në fokus të diskutimit “Roli i Grave në Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale”, në kuadër të edicionit të sivjetmë të Doku.Tech. Diskutimi do të mbahet më 2 Qershor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.  

Ky diskutim do të udhëhiqet nga Teuta Sahatqija, ambasadorja e “Woman in Tech” në Kosovë. Pjesë e panelit do të jenë disa të ftuar të shquar nga sektorë të ndryshme brenda industrisë së teknologjisë: 

– Marisa Monteiro Borsboom, anetare e bordit te Women in Tech ne Bote, drejtoreshe dhe partnere e kompanise MQM dhe Institutit Inovalegal 

– Dr. Debabrata Samanta, drejtues i programit dhe profesor asistent në Departamentin për Shkenca Teknologjike dhe Informatikë në Institutin e Teknologjisë Rochester, Kosovë

– Diellza Malazogu, bashkëthemeluese e “AI Kosovo” dhe Shkencëtare e të Dhënave dhe Inxhinierisë

– Alejtin Berisha, drejtor i Shkollës Finlandeze në Kosovë dhe drejtor i universitetit UNI – fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës

Ky event synon të trajtojë pabarazitë aktuale gjinore tek te rinjte në industrinë e teknologjisë dhe të propozojë strategji konkrete për krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës. Te rinj pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë mendimet dhe preokupimet e tyre me panelistët gjatë një sesioni pyetje-përgjigje. 

Diskutimi mbi “Rolin e Grave në Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale” pritet të zgjojë interesim të profesionistë, akademikë dhe studentë, të gjithë të etur për të marrë njohuri nga këtë zëra kryesorë në industri. Mos humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e një bisede të rëndësishme rreth të ardhmes së grave në IA. 

Biletat për Festivalin më të madh të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH tani janë të qasshme. Hyrja është fals, për edicionin e 11-të, që do të mbahet më 1 dhe 2 qershor në Prishtinë, të Pallati i Rinisë dhe Sportit.  

Juve u mbetet vetëm të rezervoni vendin tuaj: https://ticketing.festtix.co.uk/events/dokutech-2024  

Për më të rejat e fundit nga Festivali ndiqni faqen zyrtare të Doku.Tech në Facebook dhe Instagram.