Doktori tregon aktivitetin e thjeshtë që mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit me 38 për qind
Perspektiva e kancerit është e frikshme, megjithatë rreziku i sëmundjes vdekjeprurëse është i modifikueshëm deri në një pikë.
Dr. Mosley shpjegon se si mund të ngrini një pengesë kundër diagnozës së frikshme.
Mjeku shkroi për Daily Mail: “Kanceri normalisht shihet si një sëmundje e pleqërisë, por hulumtimi i ri nga Brigham and Women’s Hospital në SHBA ka identifikuar një rritje dramatike globalisht të kancerit të gjirit, zorrës së trashë, ezofagut, veshkave, mëlçisë dhe pankreasit në moshën nën 50 vjeç”.
“Ky trend filloi në vitin 1990 dhe nuk tregon asnjë shenjë ndalimi. Kërkuesit besojnë se privimi i gjumit, mënyra e jetesës gjithnjë ulur dhe një dietë me ushqime ultra të përpunuara, të cilat nga ana e tyre çojnë në obezitet, janë disa nga arsyet për këtë rritje”.
Pavarësisht rritjes së mprehtë të rasteve, ka ende shpresë kur bëhet fjalë për frenimin e kancerit.
Një mënyrë për të shmangur sëmundjen vdekjeprurëse është duke ushtruar, sipas Dr. Mosley.
Ai vazhdoi: “Përfitimet e të qenit më aktiv u ilustruan nga një studim i fundit i Universitetit të Bristolit, ku përfshiheshin më shumë se 131 mijë gra. Ai tregoi se kryerja e një forme aktiviteti energjik tre ose më shumë ditë në javë lidhej me një rrezik 38 për qind më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit”.
“Ushtrimi mbron, ndër të tjera, duke reduktuar inflamacionin kronik dhe duke forcuar sistemin tonë imunitar”.
Hulumtimi që Dr. Mosley iu referua zbuloi se rritja e aktivitetit tuaj fizik ndërsa frenoni kohën tuaj të ulur mund të zvogëlojë shanset tuaja për këtë gjendje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!