Pas konfiskimit, një sasi e madhe e mallrave të ndryshme dhe automjeteve, në Doganën e Kosovës dalin në ankande për shitje. Por, sipas analistëve të ekonomisë, Komisioni vlerësuese i Doganës duhet të jetë transparent, sepse, sipas tyre, ka dyshime për keqpërdorime.
Analisti i ekonomisë Jakup Bellaqa thotë për Kosovapress se sa i përket mallrave që konfiskohen nga Dogana të cilat vlerësohen nga komisioni për këto mallra, pasi t’i kalojnë procedurat ligjore dhe dalin në ankand publik, ku dhe i caktohet një çmim shitës, ky komision, duhet të jetë transparent, ferë dhe jo diskriminues, sepse ka ankesa për keqpërdorime.
Ai tutje ka thotë, se kjo praktikë duhet të ndërpritet, sepse e krijon një imazh negativ, e ky imazh nuk i konvenon as Doganës dhe e rrezikon sovranitetin ekonomik dhe integritetin ekonomik të ekonomisë nacionale.
“Transparenca duhet me qenë 100 për qind për me krijuar bindje, sepse derisa nuk ka transparencë krijohet mos besim, ndërsa derisa s’ka transparencë krijohet dyshimi, edhe pse dogana është një institucion shumë i rëndësishëm duhet me u fuqizuar dogana, sepse 65 për qind të buxhetit të Kosovës mblidhen nga Doganat. Deficiti buxhetor në Kosovë ende është 2.6 për qind, në momentin kur është 3 për qind sipas FMN-së kjo përqindje paraqet krizë buxhetore. Andaj, Dogana po ashtu ka rolin e vet për mbledhjen e tatimeve”, thotë Bellaqa.
Për hir të transparencës së plotë, ai ka kërkuar që shitjet në Doganë, të mos publikohen vetëm në ueb faqen e saj.
Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë se mungon një informim gjithëpërfshirës për ankande në Doganë, edhe në mjetet e komunikimit ose në media, që diçka e të tillë nuk është parë, por megjithatë sipas tij, në ueb faqen e tyre së paku informatat e tilla publikohen.
“Një komunikim më i mirë ndërmjet doganës dhe asociacioneve të biznesit, ndoshta do të ishte i nevojshëm sa për t’i tejkaluar problemet e mundshme në aspektin e informimit të bizneseve ose personave të tjerë fizik. Meqenëse pastaj informatat do të shpërndaheshin shumë me lehtë për mes asociacioneve të biznesit tek bizneset dhe besoj se kjo është diçka që Dogana mund ta bëjë shumë lehët përmes shpërndarjes së informatave te asociacionet e pastaj natyrisht edhe deri tek bizneset që janë anëtare e këtyre asociacioneve”, thekson Zeka.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci pohon se Dogana përcakton fillimisht vlerën minimale të mallrave dhe pastaj presin ofertat nga kompanitë apo personat fizik për shitjen e tyre.
Ai thotë se kjo formë e komunikimit bëhet vetëm ueb-sajtin zyrtar të Doganës.
Ai mohon të mos ketë transparencë për shitjen e mallrave të konfiskuara.
“Shitja kryesisht bëhet me ankande. Të gjitha shitjet në doganë bëhen, publikohen në ueb-faqen tonë dhe varësisht si personat juridik, si personat fizik mund të marrin pjesë në këto ankande përmes kuotimit të tyre për një produkt të caktuar… Dogana e përcakton fillimisht vlerën minimale të mallrave dhe pastaj presim ofertat nga kompanitë apo personat fizik për shitjen e tyre. Në rast se janë sasitë shumë të mëdha, atëherë kalon vetëm për shitje tek personat juridik, realisht tek kompanitë, kurse në rastin e automjeteve, p.sh, ankandin e fundit të cilin e kemi të hapur deri më datën 25 kur është përmbyllja e tij, është për shitjen e automjeteve të konfiskuara si rezultat I kundërvajtjeve doganore, disa të tjera janë që kanë qenë pjesë e flotës së doganës dhe ato janë duke u zëvendësuar dhe janë duke u shitur. Pra, aty dogana ka përcaktuar vlerën minimale, ta marrim një shembull, një automjet i konfiskuar i vitit 2004 ose 2005 fillon me vlerë minimale prej 600 euro e tutje, varësisht prej ankandit”, ka thënë zëdhënësi Stavileci.
Zëdhënësi Stavileci tregon se në të gjitha rastet mallrat të cilat kapen pa taksa, fillimisht procedura e parë është konfiskimi.
Ai thotë se ka shumë automjete të cilat i konfiskojnë gjatë vitit dhe të gjitha këto pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore, i jepet edhe palës e drejta ankimore me të cilën e vërteton pretendimin e tij ose ndjek rrugën ligjore deri në fund dhe kur të përfundojnë të gjitha rrugët ligjore, atëherë aplikohet edhe shitja apo falja ose asgjësimi i produkteve varësisht çfarë produkti është.
Vetëm në rastin e barnave, Stavileci thotë se ato i përcjellin në Agjencinë për Produkte Medicionale, sepse Dogana nuk ka kushte për trajtimin e tyre.
“Në rast se kemi automjete ose mallra të tekstilit, atëherë ato i nënshtrohen shitjes. Dogana nuk parasheh të grumbulloj mallra, dogana të vetmin qëllim e ka që përmes shitjes të siguroj taksat të cilat është dashur të paguhen për ato produkte”, theksoi zëdhënësi Stavileci.
Mirëpo, ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë ankesë deri tani në të gjitha ankandet që janë zhvilluar dhe që i kanë përfunduar./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova