LAJMI I FUNDIT:

Doganës e ATK-së nuk po i pëlqen ideja e bashkimit (Video)

Doganës e ATK-së nuk po i pëlqen ideja e bashkimit (Video)

Dy organizatat buxhetore të vendit, të cilat janë burimi kryesor i mbushjes së arkës së shtetit, Administrata Tatimore dhe Dogana, pritet që shumë shpejt të shndërrohen në njësi të vetme, raporton KTV.

Qeveria e Kosovës ka paraparë që në kuadër të programit qeverisës për këtë mandat, ti bashkoj këto dy institucione. Këtë e kanë mirëpritur si dogana ashtu edhe ATK-ja.

Zyrtarët e këtyre institucioneve thonë se bashkimi i tyre, do të ketë ndikim pozitiv në buxhetin e vendit dhe rritje të efikasitet në ofrimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve. Si të nevojshëm këtë proces e sheh edhe Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës.


Ai thotë se bashkimi i tyre është një mundësi e re për të luftuar sfidën kryesore në aspektin ekonomik, e që sipas tij është ekonomia informale.

Por ndryshe mendon, njohësi i fushës së ekonomisë, Ibrahim Rexhepi. Bashkimi i të dy institucioneve do të rregullohet me ligj dhe këtë projektligj do ta përgatisë një grup punues në kuadër të Ministrisë së Financave.

https://vimeo.com/158822159