LAJMI I FUNDIT:

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe, pritet bllokim i lëvizjes në pikat kufitare me Shqipërinë

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe, pritet bllokim i lëvizjes në pikat kufitare me Shqipërinë

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48-orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 4 prill në 08.00 të mëngjesit.

Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit.


Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë,stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë.
Gjatë një kontakti të Top Channel me doganën e Kakavijës dhe atë të Kapshticës,na u tha se gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizi asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nga dhe drejtë Greqisë.

Do të lejohen vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.

Sindikata nuk pranoi ti përgjigjet pyetjes së top-ch lidhur me problemet që mund të shkaktohen prej kësaj greve pasi ajo përkon me ditët pas pashkës katolike dhe gjatë atyre ditëve do të ketë levizje të shtuar qytetarësh në dogana,por edhe kërkesë të shtuar për mallra.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori