LAJMI I FUNDIT:

Dogana me performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave në import

Dogana me performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave në import

Gjatë periudhës raportuese janar –gusht  të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 736.4 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 mil € apo 2.5%  me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak.

Dogana e Kosovës njofton se ndikimi në të hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit në import të taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milion €, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milion € apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.


“Ndikim në të hyra ka pasur edhe kufizimi i importit të automjeteve të përdoruara deri në 10 vite, ku në këtë kategori tek importi i veturave vërehet një rënie e theksuar e të hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra tek kategoria e veturave rreth 12 milionë € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që këtë vit po kanë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, përsëri Dogana e Kosovës është duke vazhduar me performance shumë të mire në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori