Dogana e Kosovës sivjet mblodhi më shumë të hyra sesa parashikimet që qeveria i priste prej saj.
Qeveria kishte parashikuar që Dogana do t’i mblidhte 1 miliard e 108 milionë euro, por Dogana ka mbledhur deri sot 1 miliard e 117 milionë euro.
“Nëse e krahasojmë këtë vit me vitin e kaluar ne kemi të hyra rreth 65 milionë euro më shumë. Kemi kaluar edhe projeksioin e qeverisë i cili ka qenë 1 miliard e 108 milionë euro, derisa ne po tejkalojmë për 1 për qind, apo 10 milionë euro pritjet nga qeveria”, tha drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha.
Berisha këto rezultate i cilësoi “më të mirat, më të jashtëzakonshmet në aspektin e të hyrave”.
“Deri sot ne kemi mbledhur 1 miliard e 117 milionë euro. Sot është ditë pune dhe priten të mbledhen të hyra edhe sot gjatë ditës dhe kjo shifër të arrijë edhe më e lartë”, tha Berisha, raporton Kallxo.com.
Ai tregoi se është rritur importi sivjet.
“Kemi rritje të importit në krahasim me vitin e kaluar. Vlera e importit ka shënuar 3,4 miliardë euro, 8 për qind më shumë se vitin paraprak”, tha Berisha.
Sipas Berishës në 2017-ën është rritur edhe eksporti.
“Eksporti dhe rieksporti ka arritur në 434 milionë që paraqet një rritje prej 18 për qind në raport me vitin e kaluar”, tregoi Berisha.
Ai bëri të ditur edhe nga cilat mallra më së shumti erdhën të hyrat.
Berisha tha se nga derivatet u fituan 330 milionë euro, nga duhani 165 milionë dhe nga doganimi i automjeteve 85 milionë.
Doganat humbën 31 milionë euro nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe 26 milionë nga bartja e pagesës së Tatimit në Vlerë të Shtuar në brendi të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rssssss.png)
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu
![Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-06-at-15.16.29-780x439.jpeg)
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën
![Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/patente-shoferet-780x439.jpg)
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës
![Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1672232372631255-780x439.jpg)
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime
![Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DSC_0178-1130x635px-780x439.jpg)
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame