Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve dhe mënyrave të bashkëpunimit lidhur me krijimin e kushteve dhe procedurave efektive për zhdoganimin e dërgesave, si dhe importeve të cilat bëhen nëpërmjet Hekurudhave të Kosovës.
Nënshkrimi u bë nga drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha dhe përfaqësuesit e hekurudhës, Agron Thaçi, kryeshef i Infrakos dhe Gelor Shala, kryeshef i Trainkos.
Sipas një komunikate të Doganës, ky memorandum ka për qëllim një ushtrim të kontrollit me efektiv doganor, shkëmbimit aktiv të informatave, zvogëlimit të kohës së pritjes se mallrave, si dhe masave tjera të nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e zhdoganimit të mallrave që importohen.
Me këtë rast, Berisha theksoi se Dogana dhe hekurudhat luajnë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave, prandaj përmes këtij memorandumi do të thjeshtësohen procedurat dhe të mundësojnë biznesit ulje të kostove të transporteve për mallrat e tyre.
Derisa nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv, Agron Thaçi e përgëzoi iniciativën për këtë akt të nënshkrimit të këtij memorandumi ndërmjet tri institucioneve i cili akt është në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi.
I njëjti u zotua që Infrakos do t’i sigurojë kushtet e nevojshme në mënyrë qe ekzaminimi i mallrave të bëhet proceduralisht me i shpejt, i sigurt në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe operatorin Trainkos qe njëkohësisht ka për qellim rritjen e efikasitetit në shërbimin e interesave të përgjithshme të vendit.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Trainkos, Gelor Shala u zotua se Trainkos-i do të qëndrojë në ballë të obligimeve që dalin nga ky memorandum dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë edhe me institucione dhe organizata tjera në mënyrë që bizneseve që transportojnë mallra me Hekurudhë t’u ofrohen shërbime edhe më të shpejta dhe më kualitative.
Krijimi i kushteve sa më të mira për transportimin e mallrave me hekurudhë ofron përfitime të shumëfishta, fillimisht për bizneset më pas edhe për qytetarët dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës