LAJMI I FUNDIT:

Doda: Do të ngre padi në prokurori për financimet greke (Video)

Doda: Do të ngre padi në prokurori për financimet greke (Video)

Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, deklaroi se kjo parti do të ngrejë padi për çështjen e fondeve greke, të cilat, sipas saj, kanë pasur si qëllim “blerjen e politikanëve dhe politikave”.

“Fondet kërkojnë blerjen e politikanëve dhe politikave. Për këtë arsye duhen hetuar. I kemi kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë dhe tha se nuk ka tagër. Tani do të depozitojmë të gjitha aktet për të nisur një hetim në Prokurorinë e Tiranës. Do të ngremë padi edhe për çdo lajm të rremë që tenton të manipulojë këtë çështje të një rëndësie kombëtare”, tha Doda, raporton TCH.

Në lidhje me ndryshimin e miljeve detare nga ana e Greqisë, Doda u shpreh se qeveria jonë ka bërë një marrëveshje ku nuk fiton asgjë.


“Ndryshimi i miljeve nga 6 deri në 12 nuk e dimë se çfarë do të thotë. Deklarata e Kotziasit thotë shprehimisht se do të zgjerohet zona ekskluzive ekonomike. Deshën varret e të rënëve dhe i morën, bënë marrëveshjen e toponimeve, kemi një marrëveshje për minoritetet, kurse shteti shqiptar nuk ka marrë gjë. E quaj tentativë për një marrëveshje jo të barabartë dhe në mungesë të plotë të institucioneve”, u shpreh Mesila Doda.