Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon të vëzhgojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që po zhvillohet sot në tërë territorin e vendit.
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, në një konferencë për media ka bërë të ditur që deri më tani ka pasur disa parregullsi në procesin zgjedhor nëpër disa komuna të Kosovës.
Ai tha se kanë identifikuar tentime për votim të dyfishtë, votim familjar, fotografim të votës etj.
Deri në orën 12:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë 244,647 qytetarë me të drejtë vote, përkatësisht 13 % e të gjithë votuesve me të drejtë vote.
Madhësia e trupit elektoral në këto zgjedhje sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së është 1,872,941 votues.
Parregullsitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 12:00 janë:
Tentimet për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë) me gjithsej 59 raste, në 31 vendvotime (ose në përqindje 1.24 % të VV). Prijnë komunat: Gjilani (14), Peja (7) dhe Skenderaj dhe Suharekë (6).
Votimi familjar është raportuar në 4925 raste ose në 28.5% të vendvotimeve në Kosovë. Komunat që prijnë me votime familjare janë: Dragash (160), Deçan (24), Mamusha (32).
Fotografimi i votës i pranishëm në të gjitha proceset zgjedhore të kaluara e ka përcjell procesin. Edhe pse i sanksionuar me kodin penal të Kosovës, fotografimi i votës është evidentuar në 131 raste ose në 3.37% të vendvotimeve e shprehur më shumë komunat: Fushë Kosovë (12), Obiliq (8), Mamusha dhe Istogu (3).
Raste të votimit jashtë kabinave (ose publikimit të votës) janë gjithsej 41 apo në 0.72 % të vendvotimeve, më shumë i shprehur në këto komuna Leposaviq (4), Klinë (3), Obiliq, Prizren, Malishevë dhe Deçan (nga 2 raste)
Asistimi i votuesve më shumë se një herë është vërejtur në 211 raste, apo në 0.76 % të vendvotimeve. Prijnë komunat Gjilani (12), Fushë Kosova (5) dhe Gjakova dhe Deçani (3).
Vështirësitë për t’u identifikuar në Listën e Votuesve po e përcjellin edhe këtë proces zgjedhor. Ankesa lidhur me Listën e Votuesve janë raportuar në 1216 raste.
Blerje e votës: Në shkollën “Agim Ramadani”, në qendrën e votimit 0409D në fshatin Zhegër të Gjilanit disa persona janë parë në afërsi të vendvotimit duke shpërndarë material propagandistik dhe duke dhënë para për votuesit. Rasti është raportuar në Prokurori nga DnV-ja dhe Prokuroria e Shtetit është duke verifikuar informatat.
Në Fakultetin Filologjik në qendrën e votimit 1906E në disa vendvotime tek libri i kandidatëve për deputet i cili gjendet në kabinën e votimit, në libër janë gjetur kartëvizita me emra nga kandidatët e koalicionit PDK-AAK-NISMA etj.
Në shkollën “Tre Dëshmorët”, në qendrën e votimit 1632A, në komunën e Rahovecit nga vëzhguesit po vërehet një numër i personave të cilët po deklarojnë rrejshëm që përfaqësojnë organizatat të shoqërisë civile dhe parti politike. Ata nuk janë larguar ende nga vendvotimet.
Në shkollën “Azem Bejta”, në qendrën e votimit 2105B në komunën e Skenderaj janë vërejtur persona të paautorizuar të cilët janë larguar nga qendra e votimit, pasi që monitoruesit evropian kanë qenë të pranishëm. Këta persona të paautorizuar janë rikthyer pas largimit të monitoruesve evropian.
Në qendrën e votimit 3603D në vendvotimin 02R, në komunën e Parteshit, dy persona kanë votuar me letërnjoftim të Serbisë. Të njëjtit janë lejuar.
Shtëpia e Gjuetarëve e paraparë si qendër e votimit 2063A vendvotimi 01D, në komunën e Prizrenit nuk është hap fare edhe pse KQZ e ka pas në listë të vendvotimit.
Në shkollën “Meto Bajraktari”, në qendrën e votimit 1925E komisioner kanë lëshuar vendvotimin 02R ata kanë shkuar për të votuar pa ju interesuar procesi.
Në një shkollë në Gjakovë në qendrën e votimit 0225C vendvotimi 03R ka mbetur i mbyllur për më shumë se 20 minuta, të gjithë kanë shkuar në pauzë.
Në Sallën 1 Tetori, në qendrën e votimit 1912E vendvotimi 03R në komunën e Prishtinës ka larguar vëzhguesit nga mbrapa tavolinës së shpërndarjes fletëvotimeve, libri i nënshkrimeve dhe vulës. Kjo ka ndodhur në orën 10:00 dhe nuk ka ndonjë informatë pse ka ndodh.
Në shkollën “Gjin Gazulli”, në qendrën e votimit 1918E vendvotimi 04D në komunën e Prishtinës, disa persona kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në vendvotim dhe kanë treguar se si duhet të veprohet.
Në shkollën “Ali Hadri”, në qendrën e votimit 2516D vendvotimi 02D në komunën e Ferizajit një person raportohet të ketë votuar 2 herë ndërsa i njëjti nuk është penguar.
Në shkollë “Hysni Zajmi”, në qendrën e votimit 0606C vendvotimi 01R në komunën e Istogut është mbyll për disa mintuta pasi që një vëzhgues ka kërkuar që të jetë asistent në votim. Ai nuk është lejuar.
Në shkollën fillore “Hivzi Sylejmani”, në qendrën e votimit 1322E vendvotimi 03D në komunën e Lipajnit një person (votues) ka shkarravitur në murin e shkollës numrin e partisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?