Djemtë e vegjël mahnisin me reagimin ndaj shfaqjes së dritave të Krishtlindjeve nga babai i tyre

Një video që po qarkullon në internet ka treguar reagimin e dy djemve të vegjël ndaj zbukurimeve festive të babait të tyre.
Tre fëmijët, të mbështjellë me rrobat e dimrit, prisnin me padurim derisa prindërit numëruan për zbulesën e dekorimeve të Krishtlindjeve në Pennsylvania.
Në momentin kulmor, babai ua ngriti kapuçët nga sytë – dhe aty shpërtheu magjia.
Djali me bluzë blu u shtang nga pamja, pastaj filloi të kërcente i lumtur duke thënë "Wow!".
- YouTube youtube.com
Madje u përkul, me duart te gjunjët, i mahnitur nga dritat vezulluese.
Ndërsa djali tjetër, qëndroi i ngrirë nga admirim, duke pëshpëritur "Woah!" sa herë që shikonte ndriçimin.
Kur babai i pyeti nëse u pëlqyen zbukurimet, përgjigja ishte e menjëhershme: një “po” plot gëzim dhe një koment i sinqertë.
Një moment i thjeshtë, por plot magji – duke rikujtuar gëzimin e pastër të festave. /Telegrafi/



































