Site icon Telegrafi

Djaloshi 4 vjeçar nga Emiratet e Bashkuara Arabe thyen rekord – bëhet personi më i ri që boton një libër

Një djalë nga Emiratet e Bashkuara Arabe u bë personi më i ri në botë që botoi një libër në moshën 4 vjeçare.

Nga Guinness World Records thanë se Saeed Rashed AlMheiri ishte 4 vjeç e 218 ditë kur ai botoi librin e tij, “Elephant Saeed and the Bear”.

Rekordi u verifikua kur libri arriti shitjen prej 1,000 kopjeve, bënë të ditur nga GWR, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.

AlMheiri, libri i të cilit ka të bëjë me mirësinë dhe miqësinë, tha se ishte frymëzuar nga motra e tij, AlDhabi, e cila mban titullin e rekordeve botërore Guinness për personin më të ri që boton një libër dygjuhësh – kategoria e femrave – dhe personin më të ri që boton një seri librash dygjuhësh – po ashtu tek kategoria e femrave.

“E dua shumë motrën time dhe më pëlqen të luaj me të gjatë gjithë kohës”, tha për GWR Saeed.

“Ne lexojmë, shkruajmë, vizatojmë dhe bëjmë kaq shumë aktivitete së bashku. Shkrova librin tim i frymëzuar nga motra ime, pasi ndjeva se edhe unë mund të kisha një libër timin”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version