Një grua ka raportuar se djali i saj që një kohë është duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Graçanicë.


Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 16.09.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar qe një kohë është duke ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/