Në dokumentet që i ka siguruar Gazeta Blic, Kushtrim Bajrami ishte i 52-ti në listë, nga 50 sa është lejuar të pranohen me konkurs.

Sipas dokumenteve që i ka siguruar Gazeta Blic thuhet se kandidatët nga numri rendor 1 deri në 50 e kanë fituar të drejtën e regjistrimit në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike. Anëtarë të Komisionit sipas këtyre dokumenteve kanë qenë: Kryetar, Ibrahim Gashi, anëtarë: Enver Hasani dhe Agim Zogaj.


Mirëpo, pavarësisht pse Kushtim Bajrami nuk arriti të pranohet në 50-shën e paraparë me konkurs, ai i ka vazhduar studimet në këtë vit akademik, kohë në të cilën Universiteti i Prishtinës udhëhiqej pikërisht nga babi i tij, Arsim Bajrami.

Kushtrim Bajrami, tasni është asistent i angazhuar në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës, ku për një kohë dha mësim edhe babi i tij, tash ministër i Arsimit.

ff

ffff

fffff