Mbrëmjen e djeshme, DJ Martin Garrix shndërroi Parkun e Liqënit në Tiranë në një arenë spektakolare të ngjyrave dhe muzikës.
Të pranishmit përjetuan një spektakël të jashtëzakonshëm me fishekzjarre dhe efekte speciale nën ritmet e muzikës së tij të mrekullueshme.
Garrix bëri shumë të kënaqur me një repertor të pasur këngësh dhe hitesh, duke përfshirë momente të paharrueshme si interpretimi i “Valles së Shotës”.
Reagimi i publikut ishte i mahnitshëm dhe kjo manifestohet përmes reaksioneve të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku shqiptarët shfaqën edhe më shumë dashuri për talentin dhe energjinë e Garrix.
Gjithashtu, edhe kryeministri Edi Rama ndau momente nga koncerti i madh në Pistën Olimpike të Vrapit, duke theksuar rëndësinë e këtij eventi për kulturën dhe shoqërinë e Tiranës. /Telegrafi/