LAJMI I FUNDIT:

Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Vetëm pak pasi dizajni i Galaxy S24 u zbulua nga SmartPrix dhe OnLeaks, radha i erdhi edhe Galaxy S24 Ultra-s.

Renderët e bazuar në CAD shfaqin dizajnin e plotë të telefonit dhe ashtu siç kanë treguar raportet, Galaxy S24 Ultra duket i ngjashëm me Galaxy S23 Ultra.

Në pjesën e pasme gjenden 4 kamera të vendosura në formën e njëjtë, një formë pothuajse identike drejtkëndëshe me majë dhe funde të sheshta dhe një kornizë anësore lehtësisht të lakuar, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.


Samsung Galaxy S24 Ultra design revealed through CAD renders

Pjesa e përparme e telefonit shfaq një skaj më të sheshtë të ekranit, dukshëm më pak e lakuar se skaji tek S23 Ultra.

Raporti thotë se Samsung ka reduktuar kornizat dhe se telefoni do të ketë një nga kornizat më të ngushta në një telefon. Ato do të jenë simetrike, që do të thotë se korniza e poshtme më në fund do të përputhet me pjesën tjetër.

Tutje raporti vazhdon të thotë se Samsung do të shtojë një aliazh titani në ndërtimin e telefonit, duke rezultuar në një telefon 233 gram – apo ndryshe 1 gram më i lehtë se modeli aktual.

Samsung Galaxy S24 Ultra design revealed through CAD renders

Sipas raportit, Galaxy S23 Ultra do të ketë përmasa 162.3 x 79 x 8.7mm, duke e bërë atë më të shkurtër por më të gjerë se S23 Ultra. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Kalo në kategori