Romelu Lukaku e dëshiron kalimin te Interi dhe kjo është e sigurt, por në mes është edhe Juventusi, një destinacion i pranuar nga ai.

Manchester United, i ka refuzuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij, por belgu nuk ka dëshiruar që të përballet dhe t’i kundërvihej klubit të tij aktual.


Veprimet e sulmuesit së fundmit kaun bërë që marrëdhëniet mes tij dhe klubit të jenë në nivelin më të ulët.

Lukaku e1560331172811

Lukaku është në qendrën sportive të ish-klubit të tij, Anderlecht ku ka stërvitur me të rinjtë e këtij klubi.

Një vendim për të cilin “Djajtë e Kuq” ishin në dijeni, por që i kishin kërkuar lojtarit të rikthehej ditën e martë.

Një rikthim që nuk ka ndodhur edhe pse klubi ka kërkuar.

Lukaku

Sipas “Mirror”, drejtuesit e klubit, e kanë ndëshkuar, me një gjobë plot 500 mijë euro për sjellje jo korrekte ndaj klubit.

Ky vendim e ofron më shumë divorcin e tij me klubin. /Telegrafi/

telegrafi sport app