Diversiteti i harmonisë: Fshati Koshare në Ferizaj, shembull i bashkëjetesës shekullore mes komuniteteve
Nga Halide Rexhepi
Kosharja, një fshat rreth 7 kilometra larg nga Ferizaj dhe 5 kilometra nga Shtimja, shërben si një rrugë kryesore që lidh këto dy qytete, duke e bërë një vend të rëndësishëm për lidhjet e transportit me Prizrenin dhe kryeqytetin Prishtina, i cili ndodhet vetëm 20 kilometra larg. Kjo afërsi ka kontribuar në një jetë dinjitoze për banorët e fshatit.
Ajo që e bën të veçantë Kosharen nuk janë vetëm rrugët, bizneset apo infrastruktura e zhvilluar, por harmonia dhe bashkëjetesa e komuniteteve ashkali dhe shqiptarë, që jetojnë së bashku për mbi 300 vjet. Lagjja e komunitetit ashkali është përzier natyrshëm me atë shqiptare, shtëpitë e tyre ndodhen përgjatë magjistrales Ferizaj-Shtime, ndërsa shkolla është vetëm pesë minuta larg. Kjo afërsi ka ndihmuar në hapjen e bizneseve që gjenerojnë të ardhura për banorët.
Behxhet Sahiti: Nga trashëgimia deri te kontributi për komunitetin
Behxhet Sahiti, anëtar i Kryesisë së Fshatit dhe pjesë e komunitetit ashkali, tregon me krenari se familja e tij është ndër të parat në Koshare, një lidhje që i përket paraardhësve të tij, që nga stërgjyshi Emrush. Sot, janë 15 familje të komunitetit ashkali në fshat, ndërsa të tjerët janë shpërngulur në diasporë, kryesisht për arsye ekonomike.
“Ne jemi e katërta shtëpi në Koshare, dhe prej asaj kohe kemi ndarë të mirat dhe të këqijat me komunitetin shqiptar këtu. Gjithmonë kemi jetuar në paqe dhe asnjëherë nuk kemi ndjerë dallime,” thotë Sahiti.
Përveç bashkëjetesës, Sahiti ndan edhe histori për kontributin e tij në mbështetjen e UÇK-së në vitet ’90, duke furnizuar frontin me materiale të ndryshme.
Një jetë punëtore e vetë-mjaftueshme në fshat
Përkundër sfidave shëndetësore, Behxhet Sahiti vazhdon të punojë tokën dhe të mbajë bagëti për të siguruar jetesën për familjen e tij. Me 3 hektarë tokë të vetën dhe deri në 25 hektarë të marrë me qira nga bashkëfshatarët, ai mbjell misër dhe grurë, ndërsa nga bagëtia përfiton produkte të ndryshme që i shet gjatë dimrit.
“Kam edhe 15 krerë buaj dhe 4 lopë. Me punë të ndershme dhe ndihmën e komunitetit, kemi arritur të mbajmë jetën tonë pa mungesa”, shprehet ai.
Punëtoria e Familjes Emini: Një histori suksesi që sjell prosperitet
Një tjetër shembull suksesi vjen nga Bekir Emini dhe familja e tij, e cila ka punuar në një servis makinash që prej vitit 1996. Kjo punëtori u kthye në një burim të qëndrueshëm të ardhurash, duke mundësuar shkollimin e fëmijëve dhe mirëqenien e familjes.
“Nuk mund të ketë rrugë më të mirë se të jetojmë në paqe. Kemi ndërtuar jetën tonë dhe kemi arritur të shkollojmë katër fëmijë vetëm nga kjo punëtori,” thotë Bekiri, duke theksuar se ata kurrë nuk ndjenë diskriminim gjatë shkollimit apo në shoqëri.
Prej ’96 e kemi këtë punëtori, babi në ’96 u kthy prej Zvicrës, mandej e ka hap këtë punëtori, dikund në shtator, prej ’96 deri sot . Nuk ka qysh ma mirë. Shpinë e kemi tre kat, me punëtori krejt e kemi bë, katër fëmijë jemi shkolluar me këtë punëtori. Vëllai, Fakultetin e Mjekësis e ka kryer, Mjekësi të Përgjithshme, me këtë punëtori, plus edhe tre tjerë me këtë punëtori jemi shkollu”, thotë ai.
27-vjeçari tregon se nga përfitimet që kanë nga punëtoria e tyre kanë arritur të shkollohen e të bëjnë dasma pa pasur nevojën të ju ndihmoj askush.
“Unë e kam Asisten Juridik, shkollën e mesme, edhe motra poashtu, motra tjetër e madhja, e ka, të mesmen edhe vëllai fakultetin, 4 vjet i ka, po ka shku në Gjermani. Unë jam i martuar i kam dy fmi, edhe martesat krejt i kemi kryer me këtë punëtori. Unë agjën e kam në Gjermani, por nuk ka pas nevojë me na ndihmu, kena punu vet”, thotë ai.
Familja e Bekir Eminit asnjëherë nuk u ndjenë të dalluar as në shkollë në fshat, as në qytet në shkollë të mesme por as në fakultet, e tashmë secili ka gjetur rrugën e tyre. Përvec që punëtorisë që kanë, ata e punojnë edhe rreth 2 hektarë dhe mbajnë edhe 5 bagëti, e qumështin e tyre e shet nëna e tij në fshat.
“I kemi edhe dy hektar tokë, bashkë me agjallarët, i punojna krejt, grurë, miser. I kemi edhe 5 lopë, ka punë dhe fitim sa të duash, me dasht me punu ka punë sa të dush. Kurrë nuk jemi ndi të paragjykum, në shkollë as në punë as kërkund hiq, nuk ka pas as diskriminim as kurgja. Kurrë diskriminim nuk ka pasë”, u shpreh Emini.
Një mesazh për bashkësinë: Respekt dhe solidaritet për një jetë më të mirë
E kryetari i fshatit, Sadik Qerimi, thotë se raportet ndëretnike prej vitesh kanë qenë të mira dhe nuk ka pasur asnjëherë dallime, e sidomos probleme dhe se bashkëpunimi me njëri- tjetrin ka qenë gjithëmonë tipar që i ka dalluar si fshat.
“Raportet ndër- etnike vazhdimisht kanë qenë gjthmonë të mira, dhe nuk ka ndryshime, si para luftës ashtu edhe pas luftës, është gjithcka në rregull, domethënë asnjëherë probleme nuk kemi pasur. Realisht kemi bashkëjetuar gjithëmonë pa asnjë problem. Dallime nuk ka pasur hiq, përkundrazi, me shiku si fshat, gjithmonë ju kemi dhënë prioritet gjithmonë i kemi përkrahur, si në punë si në aksione tjera. Në shkollë i kemi përkrahur fëmijët për gjithcka”, thotë kryetari i fshatit.
Sadik Qerimi është pronar edhe i një depoje të materialit ndërtimor, tregon se në kompaninë e drejton,e që e ka përballë shtëpive të kominitetit ashkali, bashkë me djalin e tij punojnë 4 djem të këtij komuniteti.
“Tash janë dikund katër punëtorë, varësisht prej sezonës, 2, 3 , 4, në sezonën e verës kur ka nevojë edhe 2, 3 , shtesë, mirëpo këta vazhdimisht kanë qenë të angazhuar sidomos gjatë stinës së verës. Disa kanë shkuar edhe jashtë, I kanë kqyrë punët e veta, që është normale, por që, i kanë sjellë, vllaun, djalin etj”, tha ai.
Ai e mbyll me një mesazh për gjithë komunitetet në Kosovë, duke apeluar për një shoqëri që mbështet diversitetin dhe përkrah njerëzit në çdo aspekt, pavarësisht përkatësisë etnike apo sociale.
“Nuk ka rëndësi nëse dikush është ashkali, shqiptar apo egjiptian. Të gjithë jemi njerëz dhe secili ka të drejtën për një jetë të dinjitetshme. Diversiteti na bën më të fortë si shoqëri,” përfundon ai.
Ky artikull paraqet harmoninë, punën dhe respektin e ndërsjellë që ka mbizotëruar për breza në Koshare, duke e bërë atë një shembull të fuqishëm të bashkëjetesës dhe solidaritetit në Kosovë.
Qasja e barabartë e komuniteteve në arsim
Vizita në shkollën e fshatit Koshare, e cila ndodhet afër shtëpive të komunitetit ashkali, na ofroi një pamje më të qartë për angazhimin e këtij komuniteti. Drejtoresha e shkollës, Afërditë Qerimi-Beqa, informoi se shkolla ka gjithsej 238 nxënës, nga të cilët 12 janë nga komuniteti ashkali, të cilët janë të rregullt dhe ndodhen në klasa të ndryshme. Ajo theksoi se në shkollë nuk bëhen dallime ndërmjet nxënësve dhe se të gjithë janë të përfshirë në aktivitete, duke u bazuar vetëm në talentet që ata kanë.
“Shkolla ka 238 nxënës nga klasa pergaditore deri në klasën e 9. Nxënësit e komunitetit ashkali janë të shpërndarë nëpër klasa dhe të gjithë janë të rregullt. Shkolla nuk bën dallime. Të gjithë përfshihen në aktivitete jashtë shkollës, si gara, duke u bazuar në talentet që kanë,” shprehet drejtoresha.
Për këtë përpjekje të bashkëpunimit, shefi i kabinetit të kryetarit të Ferizajt, Albion Sherifi, ka theksuar se fshati Koshare është një shembull i suksesit në bashkëjetesën ndërmjet komunitetit ashkali dhe shqiptar, duke përmendur investimet që janë bërë në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës.
“Ne kemi ndërtuar dy parqe, asfaltuar disa rrugica, ndriçuar fshatin, dhe vitin e ardhshëm planifikojmë të ndërtojmë një ambulancë për nevojat e fshatit”, tha Sherifi.
Në komunën e Ferizajt jetojnë 3,629 qytetarë nga komuniteti ashkali, dhe sipas regjistrimit të vitit 2011, në të gjithë Kosovën janë 15,436 qytetarë ashkali. /Halide Rexhepi/
Më poshtë fotografi të tjera nga ky fshat:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miratohet pjesërisht kërkesa e ZPS-së që dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të pranohen me shkrim në rastin ndaj Thaçi dhe të tjerëve
Agim Aliu flet për zhvillimin e sportit: Pallati në Greme ndër më të veçantët në Kosovë
Policia në Shtërpcë takon pronarët e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme