Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset në Maqedoni

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill, në Maqedoninë e Veriut.
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi.
Megjithëse në më pak se 24 orë fillon procesi për zgjedhorë për zgjedhjen e presidentit të shtetit, Qeveria nuk e ka definuar me saktësi nëse dita e zgjedhjeve do të jetë ditë e detyrueshme jo pune për sektorin privat dhe si do t’i paguajë punëtorët e angazhuar atë ditë në sektorë të caktuar, ku nuk guxon të ndërpritet procesi i punës.
“E mërkura e 24 prillit dhe ajo e 8 majit të vitit 2024 janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për president të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ato ditë nuk do të zëvendësohen me ditë tjera”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pa dhënë detaje të tjera.
Radio Evropa e Lirë (REL) ka pyetur Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale lidhur me funksionimin e institucioneve me karakter jetik për qytetarë siç është kujdesi shëndetësor apo se si do të paguhen punëtorët e angazhuar gjatë kësaj dite ku nuk guxon të ndërpritet puna për shkak të natyrës së saj. Mirëpo deri në publikimin e këtij teksti kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.
Drejtoresha e Inspektoratit të Punës, Vesna Tomoska, tha për mediat më 17 prill – një ditë pas vendimit të Qeverisë që 24 prilli dhe 8 maji të jenë ditë jo pune – se një numër i madh i kompanive kanë kërkuar shpjegim nëse u lejohet të punojnë.
“Ne, si Inspektorat i Punës, nuk mund të dënojmë sepse nuk po flasim për ditë jo pune të përcaktuara me Ligjin për festat. Do të presim udhëzime nga Ministria kompetente, e Punës dhe Politikës Sociale, se si të veprohet”, tha Tomoska.
Më 23 prill, të Inspektorati Shtetëror i Tregut, nëpërmjet një komunikate, u është drejtuar të gjithë punëdhënësve duke ua rikujtuar se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 16 prill, dy ditë, 24 prilli (e mërkurë) dhe 8 maji (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.
“Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”, theksohet në komunikatën për media nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve, thotë për REL-in se në shoqëritë demokratike vota është e shenjtë dhe dita e zgjedhjeve duhet trajtuar si festë demokratike ku çdo qytetar do të ketë mundësinë të votojë dhe kjo çështje duhej rregulluar me ligj ashtu siç është në vendet e tjera të Evropës.
“Jo vetëm punëdhënësit, por të gjithë janë në konfuzion, se cilat dispozita ligjore për sa i përket punës së korporatave, t’i zbatojnë në ditën e zgjedhjeve. Unë, jorastësisht theksoj se dita e zgjedhjeve duhet të paraqesë ditë feste për demokracinë”.
“Por nëse e llogarisim si ditë jo pune, atëherë për ata që punojnë kjo ditë nuk kompensohet, por e ritheksoj nëse kjo ditë qartë nga Qeveria vendoset se është ditë feste, atëherë punëtorët që do të punojnë, do të duhet të marrin mjete shtesë sikurse ditëve të festave”, vlerëson Boshkov.
Nga sektori i biznesit shprehen të indinjuar që zgjedhjen mbahen në mes të javës dhe jo ditën e diel kur është ditë jo pune. Ata thonë se ndërprerja e punës për shumë kompani prodhuese do të thotë kosto e lartë e humbjeve.
“Vlerësojmë se para marrjes së vendimit që këto ditë të shpallen ditë jo pune, institucionet por edhe Qeveria, duhej të konsultoheshin me sektorin e biznesit, gjegjësisht Odat Ekonomike rreth kostos që do të paguajë biznesi me ndërprerjen e punës në mes të javës”, thekson për REL-in, Durim Zeqiri, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Ai shton se mbajtja e zgjedhjeve në ditë pune të javës, dy herë radhazi, shkakton telashe të mëdha për bizneset, veçanërisht për kompanitë prodhuese ku nuk guxon të ndërpritet procesi i punës.
Gjatë ditës së martë, një pjesë e madhe e shkollave hapësirat e të cilave do të shfrytëzohen për të votuar më 24 prill, për shkak të përgatitjeve nuk e kanë zhvilluar mësimin në ndërrimin e dytë ose e kanë ndërprerë procesin që në orën 11 të paradites, duke nxitur reagimin e prindërve.
Javën e kaluar më 17 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kroaci. Por, atje, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, çështja e ditëve në mes të javës si ditë jo pune u definua qartë me ligj.
Para organizimit të zgjedhjeve në Kroaci, e mërkura e 17 prillit është shpallur ditë jo pune me Ligjin për zgjedhjen e deputetëve në Parlamentin kroat, ndërsa rregullat për kompensimin e pagesave të mëditjeve për ditët jopune janë përcaktuar në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe aktet e tjera për marrëdhëniet e punës.
Ndryshe, në garën për president shteti janë 7 kandidatë. Qytetarët me votën e tyre të mërkurën më 24 prill do të zgjedhin mes presidentit aktual, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Gordana Silanovska Davkovas nga OBRM-PDUKM-ja, Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmanit që përkrahet nga Fronti Evropian, Bilana Vakovskas së mbështetur nga E Majta, Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, dhe Stevço Jakimovskas nga GROM.
Në Maqedoninë e Veriut një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale votojnë të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët, si dhe qytetarët që ndodhen në diasporë që janë paraqitur se dëshirojnë të votojnë.
Ndryshe, rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, mes dy kandidatëve që do të fitojnë më së shumë vota, do të zhvillohet dy javë më vonë, përkatësisht më 8 maj kur do të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare.
Qytetarët do të mund të votojnë për zgjedhjen presidentit apo zgjedhjen e deputetëve në Kuvend ose të votojnë për të dyja mundësitë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe