Numri i grave që lindin me prerje Cezariane është në rritje të vazhdueshme. Sot, në Kosovë afërsisht çdo e treta grua lind me operacion, prandaj është shumë e rëndësishme që shtatzënat të kenë informacione të mjaftueshme lidhur me prerjen Cezariane si dhe me shqetësimet të cilat mund të shfaqen në ditët në vijim.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
1. Kur mund të qoheni nga shtrati pas operacionit? Pas operacionit ju do të jeni në gjendje që të komunikoni me familjarët tuaj dhe do të jeni në gjendje që ta keni afër vetes beben tuaj. Rekomandohet që ju të qoheni nga krevati dhe të filloni të lëvizni brenda 24 orëve të para.
Është shumë e rëndësishme që të filloni të lëvizni, sepse në këtë mënyrë parandalohet formimi i trombëve si dhe stimulohet trakti digjestiv që të fillojë funksionin e tij. Filloni ngadalë! Fillimisht ecni ngadalë, me ndihmën e infermieres ose të një familjari tuaj që të shkoni deri në tualet.
Është normale që fillimisht t’ju merren mëndët dhe të terrohet para syve, por mos u ndalni dhe me ndihmën e dikujt lëvizni kohë pas kohe. Pas disa orësh ju do të mund të ecni vetë në dhomën tuaj, bile edhe në korridorin e spitalit.
2. A mund të bëni dush pas operacionit? Një pyetje shumë e shpeshtë që e bëjnë gratë të cilat lindin me operacion është se kur mund të bëjnë dush. Disa nga frika nuk bëjnë dush me ditë të tëra pas operacionit që është e pakuptueshme! Merrni me mend se si ndjeheni nëse nuk bëni dush brenda ditës në një ditë të nxehtë vere!
Edhe po të mos keni pasur fare operacion, ju do të ndjeheni tmerrshëm nga fakti se nuk mund të laheni. Për më tepër, pas lindjes gratë djersiten shumë, nga vagjina rrjedhin lohijet, qumështi rrjedh në trup gjatë gjidhënies dhe të gjitha këto e bëjnë një grua që mezi të presë që të bëjë dush.
Përgjigja është po, ju mund të bëni dush menjëherë ditën e nesërme pas operacionit. Ideale do të ishte poashtu që ju të keni bërë dush disa orë ose një natë para operacionit dhe nëse bëni dush edhe të nesërmen kjo në mënyrë të konsiderueshme e ul rrezikun për infeksion.
Mos e fërkoni vendin e prerjes, por vetëm leni që uji me shampon të rrjedhë nëpër vendin e prerjes. Fashat me të cilat ishte e mbuluar plaga e operacionit mund të ndërrohen me një kompresë vetëngjitëse. Pasi që të dilni nga banja, terni trupin me peshqir të pastër dhe vendosni kompresën vetëngjitëse mbi plagën e operacionit.
3. A do të keni dhimbje pas operacionit? Është e pritshme që pas operacionit të keni dhimbje. Në fund të fundit është operacion dhe sikurse pas çdo operacioni mund të pritet që të ndieni dhimbje. Dhimbja mund të vijë edhe për shkak të prerjes së indeve, por dhimbja më e madhe vjen nga ngërçet e zorrëve të cilat shfaqen për shkak të gazrave në zorrë.
Kjo është edhe arsyeja se përse mjeku insiston që ju të qoheni nga shtrati dhe që të lëvizni në mënyrë që lirohen gazrat. Nëse ngërçet vazhdojnë mjeku mund t’ju përshkruajë barna, por zakonisht këto nuk janë të nevojshme. Është mirë që të lëvizni! Edhe nëse nuk qoheni nga shtrati, të paktën lëvizni këmbët sa më shpesh edhe derisa jeni shtrirë. Pas lindjes duhet të hani ushqim të lehtë dhe të lëngshëm.
4. Kur pritet që të shkoni në shtëpi pas operacionit? Zakonisht, ditën e tretë pas operacionit ju do të lëshoheni në shtëpi. Kur jeni në shtëpi përpiquni që të mos ngjiteni shkallëve dhe mos bëni punë të rënda të shtëpisë. Nuk rekomandohet që të vozisni veturën deri një javë ose dhjetë ditë pas operacionit.
Mos harroni se keni pasur një operacion dhe kthimi në gjendjen para operacionit duhet të bëhet gradualisht. Mos ngritni pasha të rënda! Mos peshoni asnjë peshë më të rëndë se bebja juaj të paktë gjatë 3-4 javëve të para pas operacionit. Zakonisht, penjtë hiqen 7-10 ditë pas operacionit.
5. Cilat janë shenjat e rrezikut për të cila duhet ta kontaktoni mjekun? Kontaktoni me mjekun nëse keni:
▪ ethe,
▪ temperaturë,
▪ gjakderdhje nga vagjina,
▪ dhimbje të plagës operatore e cila me kalimin e ditëve bëhet gjithnjë e më e theksuar,
▪ nëse nga plaga operatore rrjedh gjak ose ndonjë lëng tjetër,
▪ nëse plaga operatore është e skuqur
6. Ndryshimet emocionale pas operacionit. Ndonjëherë ndodhë që një grua pas përgatitjeve shumëjavëshe për lindje vaginale, për ndonjë arsye lindja është dashur që të kryhet me prerje Cezariane.
Pas operacionit ju do të jeni e lumtur që e keni beben në kraharorin tuaj, por ky ndryshim i planit mund të shkaktojë zhgënjim e ndonjëherë edhe ndjenjën e dështimit se nuk arritët që të lindni me rrugë vagjinale. Nëse jeni e shqetësuar ose keni shenja të melankolisë ose depresionit pas lindjes, patjetër kontaktoni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian