Në një atmosferë festive dhe plot emocione, ditën kur Kosova feston Pavarësinë, kompania e njohur e çipsave PATOS bëri të lumtur një djalë të ri me një dhuratë spektakolare, një Porsche 718 BOXTER të ri!

Isni Gashi, fatlumi i Ditës së Pavarësisë


Fati i ka buzëqeshur Isni Gashit, një djaloshi 13 vjeçar nga fshati Pojqevë i Klinës, i cili tashmë edhe pse i ri në moshë do të jetë pronari i një veture luksoze dhe të shpejtë. Gëzimi në syte familjes Gashi ishte i qartë - kjo Ditë e Pavarësisë do të mbahet mend gjatë.

Djaloshi fatlum ka një mesazh për të gjithë “Nëse dëshironi të fitoni luani sa më shumë sepse kjo qenka e vërtet”.

7369dd5a 2eb7 4ed2 94a1 55b0d63800cd

Po ashtu një familjare e fituesit u shpreh mjaft e gëzuar duke thënë se “Kur e kam hap telefonin nuk e kam besua që mund të jetë e vërtetë po tash veç e morëm veturën dhe jemi të lumtur për Isniun”

Përfaqësuesi i PATOS, Muhamed Kurshumliu, në momentin e dorëzimit të veturës u shpreh “siç edhe kemi premtuar që do ta dhurojmë një super veturë për Pavarësinë e Kosovës sot po ia dhurojmë veturën fituesit”

Ky moment gëzimi vjen pas një loje tre mujore, që u mbyll më 16 shkurt. Emri i Isni Gashit u shpalli fitues në një emision live në Klan Kosova dhe pa dyshim që kjo ngjarje e veçantë shtoi vlerë të madhe në festimin e Pavarësisë së Kosovës, familjes Gashi.

Jo vetëm një Porsche – shpërblime të shumta ndau PATOS

Loja "Radha Jote" nga PATOS nuk mbaroi vetëm me një makinë të jashtëzakonshme. Shpërblime të tjera u ndanë gjithashtu live, duke përfshirë orë Porsche të licencuara, Porsche Lego, dhe Sony PlayStation 5.

Vazhdoni të shijoni Çipsat PATOS sepse surpriza të shumta ju presin!

6bbca18a 801f 4561 a36a ce96bfa723d2