Qytetarët e Bogdancit sot do të dalin në referendum në të cilin duhet të deklarohen nëse janë kundër ose pro ndërtimit të minierës Kazandol, por edhe nëse mbështesin hapjen e xeheroreve në territorrin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mundësi për të votuar kanë 6918 qytetarë, të cilët të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë në 12 vendvotime.
Që referendumi të jetë i suksesshëm, në votim duhet të dalin mbi 50% e të regjistruarve në listën zgjedhore.
Gjatë ditës së djeshme kanë votuar 22 persona të sëmurë dhe 15 persona të cilët për momentin kanë dënime ligjore./Telegrafi/