Dita perfekte e verës në Cinestar - Të gjithë filmat 2€!
Të gjitha hitet e filmave me një çmim fantastik prej 2€ të martën me 6 Gusht në CineStar Megaplex në Prishtina Mall. Kjo është një mundësi perfekte pë adhuruesit e filmave që të shijoni kinemanë më të bukur me miqtë dhe familjen tuaj, me filmat hite, me popcorn fresh dhe nachos, më të shijshme në vend! CineStar Megaplex në Prishtina Mall të martën me 6 Gusht hap dyert për ju nga ora 11:00! Nuk do të keni nevojë të paguani ekstra për 3D, Love box, Vip Premium, Vip Relax, Royal Beds, kohëzgjatjen e filmit, eXtreme dhe Ultimate by Dolby Atmos! Gjithashtu, do të mund të shikoni hitet e filmave me çmime më të lira në sallat ScreenX dhe 4DX, do t'ju duhet të paguani vetëm shtesën e detyrueshme të formatit premium ndaj çmimit të biletës tashmë të reduktuar. Nga prodhuesit e ekskluziviteteve të suksesshme Jurassic, Bourne dhe Indiana Jones, shihni kapitullin e ri të filmit hit të vitit 1996 - "Twisters". Në film luajnë kandidatja për Golden Globe, Daisy Edgar-Jones dhe Glen Powell, të cilët udhëheqin një brez të ri ndjekësish të tornadove.
Për më të vegjlit tuaj vijnë filmat më të bukur, ''Mia and Me'' sjellë magjinë e aventurave. Mia zbulon se guri i saj magjik është pjesë e një profecie të lashtë dhe nis një udhëtim emocionues në ishujt më të largët të Centopia për t'u përballur me një të keqe të madhe dhe për të formuar fatin e saj.

































