"Dita e Veteranëve", Krasniqi: Nderime për çdo betejë e sakrificë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar “Ditën e Veteranëve”, duke falenderuar të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se guximi i veteranëve të Kosovës përkufizoi lirinë që jetojnë sot.
“Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë.
Nderime për çdo betejë e sakrificë.
Gëzuar Ditën e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri - nën qiellin e kaltër të Kosovës.
Mirënjohje të përjetshme”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































