Dita e Tokës - Në Vushtrri mbjellën 200 drunj dekorativ dhe pisha

Në nder të Ditës së Tokës, në Vushtrri janë mbjellur 200 drunj dekorativ dhe pisha në shëtitoren “Enver Zymeri”.
Në këtë aktivitet morën pjesë nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Bëhet e ditur se në oborrin e Komunës së Vushtrrisë është bërë mbjellja e luleve dhe pishave dekorative, shkruan Telegrafi.
“Pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës ka qenë edhe ekspozita me piktura e realizuar nga nxënësit e tri shkollave në Vushtrri, me temën ‘Tokën e dua të pastër’”, thuhet n♪ njoftim.
Aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës janë organizuar nga Drejtoria e Administratë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Drejtorinë për Arsim. /Telegrafi/













































