LAJMI I FUNDIT:

Dita e përmbysjes së koalicionit, nuk është shumë e largët!

Dita e përmbysjes së koalicionit, nuk është shumë e largët!

Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë e mjegullt, sidomos raporti mes të dy partnerëve të koalicionit qeverisës – Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kohëve të fundit është përfolur për një prishje të mundshme të koalicionit PDK-LDK. Madje, është thënë se kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave, meqë koalicioni nuk i ka numrat për ta sjell në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Bajrush Morina, në një prononcim për Telegrafin shprehet se nuk beson se kjo prishje do të ndodhë brenda javës, meqë “marrëveshja e koalicionit PDK-LDK nuk e parasheh votimin Demarkacionit”!


“Por, është e vërtetë është se PDK-së ‘po i digjet bishti’ e LDK-ja është bërë ‘mish e shpirt’ me luksin e pushtetit. Tash, se kur do të rrëzohet Qeveria apo se kur do të kemi zgjedhje, unë këtë s’e di. Por, dita kur do të përmbyset ky koalicion nuk është larg”, ka thënë Morina.

Sipas analistit Astrit Gashi, opsioni i vetëm për prishje të koalicionit është nëse një gjë të tillë tenton ta bëjë vetë PDK-ja, meqë në takimet e fundit të dy partnerëve të koalicionit nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

“PDK, nëse ka dëshirë, këtë duhet ta provojë përmes inicimit të një mocioni për shkarkimin e kryeministrit ose duke u bërë pjesë e mocionit të nisur nga opozita”, u shpreh Gashi, duke theksuar se kjo mundësi për momentin nuk është e qartë se sa mund të jetë e realizueshme. “Pastaj, është ende e paqartë nëse PDK do të ketë guxim që njëanshëm ta prish koalicionin me LDK-në e, të njëjtën kohë, nuk është krejtësisht e qartë se cili do të jetë qëndrimi i treshes kryesore të Quintit – SHBA-ve, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Kur të marrim përgjigje ndaj këtyre të panjohurave, do ta kuptojmë nëse dhe kur do të prishet Qeveria”.

Duke pasur parasysh indikacionet e fundit, dyshimet janë se vendi së shpejti do të shkojë në zgjedhje. Kështu shprehet edhe politologu Belul Beqaj. Në një prononcim për Telegrafin ai ka thënë se pavarësisht marrëveshjes së koalicionit, këtë vit do të kemi zgjedhje të parakohshme.

“Veprimet e fundit të partnerëve të koalicionit, gatishmëria e vazhdueshme e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe apatia e ndërkombëtarëve lidhur më këtë, janë indikacione serioze se do të shkohet në zgjedhjet të parakohshme”, ka thënë Beqaj.

Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë duhet të respektohen procedurat ligjore (45 ditë) nga data e prishjes së koalicionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori