Site icon Telegrafi

Dita e dytë e menstruacioneve është shpesh një problem për femra – shkencëtarët kanë shpjeguar pse është kështu

pexels

Dita e dytë e menstruacioneve është e vështirë për shumë femra, por shpesh shoqërohet me humor të keq, lodhje dhe dhimbje të forta

Megjithatë, ekziston një arsye shkencore që shpjegon pse disa gra bien viktimë në ditën e dytë të menstruacioneve.

Disa femra marrin ditë pushimi dhe qetësues kundër dhimbjeve për t’u përballur me ngërçet që janë më të këqija në ditën e dytë të ciklit të tyre.

Gjithashtu, ajo ditë shoqërohet shpesh me lodhje dhe humor të keq, por mund t’ju habisë të dini se ekziston një arsye shkencore pse dita e dytë e menstruacioneve është dita më e keqe e muajit për shumë gra.

Arsyeja kryesore qëndron te hormonet, më konkretisht prostaglandinat, të cilat shfaqen kur niveli i progesteronit bie.

“Me prishjen e shtresës së brendshme të mitrës, prostaglandina lirohet në trup”, shpjegon doktoresha dr. Fatema Mustansir Dawoodbhoy, mjeke akademike e specializuar në obstetrikë dhe gjinekologji.

– Teprica e prostaglandinave mendohet të jetë arsyeja kryesore për ngërçet e bezdisshme që ndjeni pasi ato stimulojnë kontraktimin e mitrës, duke ndihmuar në derdhjen e indeve të vjetra endometriale që lirohen nga trupi juaj si gjak menstrual”, shpjegon doktoresha Fatema.

Lexo po ashtu Amnezia menstruale: A vuani nga humbja e kujtesës së shkaktuar nga menstruacionet?
istockphoto

“Prostaglandinat gjithashtu ngushtojnë enët e gjakut në mitër, duke reduktuar sasinë e oksigjenit që merr indi i mitrës, duke çuar në ngërçe dhe dhimbje. Nivelet e prostaglandinës arrijnë kulmin në ditën e dytë të menstruacioneve, kjo është arsyeja pse dhimbja është më e shprehur”.

Lexo po ashtu Pesë mënyra natyrale për t'i shpëtuar dhimbjeve gjatë ciklit menstrual

Dr. Emilie Côté, MD dhe studiuese, thotë se ndryshime të tjera hormonale gjatë ditëve të para të ciklit menstrual mund të ndikojnë gjithashtu në perceptimin tonë për dhimbjen. Ashtu si progesteroni, edhe nivelet e estrogjenit bien në fillim të ciklit, shkruan Metro.

“Kjo do të thotë që gjendjet e tjera të dhimbshme si migrena apo fibromialgjia mund të përkeqësohen kur ju vijnë menstruacionet, sepse hormoni estrogjen bie në nivelin e tij më të ulët”, thotë Dr. Côté.

Fakti që rrjedha juaj zakonisht është më e rëndë në ditën e dytë të ciklit tuaj gjithashtu kontribuon në ngërçe të dhimbshme.

“Dita e dytë e menstruacioneve zakonisht shoqërohet me perioda më të rënda për shumë gra. Rritja e vëllimit të gjakut mund të çojë në ngërçe dhe parehati më intensive, sepse mitra punon më shumë për të nxjerrë gjakun menstrual”, shpjegon Dr. Ashfaq Khan, Konsulent Obstetër dhe Gjinekolog.

Përfundimi është se dita e dytë e ciklit, shkencërisht, është më e rënda. Pushoni, do të ndiheni më mirë të nesërmen. /Telegrafi/

Exit mobile version