“Nuk besoj që ai (Millosheviqi) mund ta përfundoj jetën vet e të mos përfundoj në bankën e të akuzuarve, ai ka për tu përgjigjur para shumë popujve, do t’u përgjigjet juve shqiptarëve…”, ka qenë një prej deklaratave të arkitektit e intelektualit serb, Bogdan Bogdanović, zëri i të cilit kundërshtoj shkeljet e luftën që Serbia po bënte ndaj shqiptarëve.
Në njoftimin për media thuhet se të premten, dita e dytë e “Mirëdita, dobar dan!”, solli fjalët, kundërshtimet e parashikimet që Bogdanoviq kishte bërë gjatë jetës së tij. Veprimtaria e Bogdanoviqit u prezantua përballë publikut kosovar nëpërmjet promovimit të librit “Serbia tjetër: Bogdan Bogdanoviq”, nga Shkëlzen Gashi.
Botimi i këtij libri për Shkëlzen Gashin është i jashtëzakonshëm, madje edhe aftësitë parashikuese të Bogdanoviqit janë të jashtëzakonshme. Gashi ka theksuar se Bogdanoviq ka parashikuar se Kosova do të jetë e pavarur, madje ka parashikuar bombardimet që ndodhën gjatë viteve të 90-ta, dhe mbi të gjitha intelektuali serb ka parashikuar se Serbia do ta humb luftën me Kosovën.
“Kam shumë frikë që ka për të filluar lufta në Kosovë, por nëse fillon lufta në Kosovë, atëherë populli serb, udhëheqësit serb duhet ta dinë që do ta humbin atë luftë”, citohet të ketë thënë Bogdanoviq.
Gashi tutje ka theksuar se Kosova e pasluftës nuk ka ndonjë rrugë, shesh, a shkollë me emrin e arkitektit e humanistit, Goran Bogdanoviq, ndonëse ai ishte nga personat më të zëshëm që kundërshtonte ashpër mbylljen e shkollave shqipe në vitet e 90-ta. Madje këtë të fundit Kosova nuk e kishte ftuar as në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.
Dita e dytë e “Mirëdita, dobar dan!” që filloj me promovimin e librit “Serbia tjetër…”, vazhdoj me debatin “ Cila është Serbia tjetër” që kishte synim të shpaloste një Serbi tjetër, ndryshe nga ajo që mësohet e njihet sot.
Veprimtaria serbe, Sofija Todoroviq, tha se Serbia tjetër, do të thotë që mundemi ndryshe. Sipas saj kjo Serbi nënkupton një të vërtetë pa shqetësime, keqkuptime e konflikte.
“Kur them unë Serbia tjetër, ajo nënkupton që ne mundemi më mirë, sepse unë në përgjithësi mendoj që ne si njerëz, pavarësisht moshës, meritojmë më mirë se nga ajo që na ofrohet dhe unë nuk besoj që njerëzit nuk janë të pa sprovuar ose të marrë, por besoj se me të vërtetë, nëse u tregojmë njerëzve diçka të ndryshme, më mirë, që nuk sjell ndonjë shqetësim, keqkuptim, konflikte dhe pasiguri apo brengë në jetën e përditshme, besoj se këtë njerëzit do të përkrahin”, tha ajo duke theksuar se mediat në Serbi dhe në Kosovë nuk pasqyrojnë në përgjithësi marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Ndërsa, Veran Matiq, që ka udhëhequr për një kohë të gjatë Radiotelevizionin B92 në Beograd, thotë se ky festival është shembull për mënyrën e çuarjes përpara të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.
“Nuk guxojmë të presim që disa nga elitat të marrin nisma për normalizim dhe pajtim dhe diçka që do të përcaktohej si miqësi. Mendoj se është koha që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet që ekzistojnë dhe paralelisht të vendosen në nivel institucional. Mendoj se festivali ‘Mirëdita dhe Dobar dan’ është një shembull i rrallë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe”, tha ai.
Matiq e ka konsideruar të rëndësishme që kërkim falja ndërmjet dy vendeve është më shumë sesa e rëndësishme, madje sipas tij kjo kërkim falje duhet të bëhet aty ku është kryer krimi.
“Para se të përballemi me të kaluarën tonë, të përcaktojmë dhe të bëjmë të dukshme, të kërkojmë falje ndaj njëri -tjetri dhe të kërkohet falje atje ku është kryer krim dhe të përpiqemi të gjejmë të zhdukurit dhe ta zgjidhim çështjet e hapura”, shtoi ai.
Matiq ka treguar se “Serbia tjetër” në vitet e 90-ta kishte një mbështetje serioze nga e gjithë bota, kishte një instrument që mbështeste të gjithë ata që mbështesnin Serbinë tjetër dhe i kundërviheshin siç e quan ai “një marrëzie”, por sipas tij një instrument, një mbështetje e tillë nuk ekziston sot.
Kurse, teksa ka folur për ‘luftën’ që Serbia tjetër mbanë në vete përgjatë viteve, ai thotë se kjo nuk ka ndryshuar shumë, sepse sipas tij kjo luftë ka një theks të vetëm Kosovën dhe Serbinë.
“Në vitet e 90 ka qenë lufta kundër luftës, kurse tash është lufta kundër harresës”, ka shtuar ai. Por, ky debat nuk shpalosi vetëm një Serbi tjetër, ndryshe nga ajo që mësohet në shkolla apo prezantohet në media. Pjesë e këtij debati ishte edhe një nga protagonistët e asaj që njihet si “Kosova tjetër”, Shkëlzen Maliqi.
Dita e dytë e “Mirëdita, dobar dan!” nuk përfundoi me këtë debat, kjo sepse mbrëmjen e së premtes në Sallën e Kuqe në Prishtinë, dy piano të vendosura në mes të sallës, përcollën ngrohtësi përmes performancës së dy pianisteve Branka Parliq dhe Nataša Peneziq.
Në një lojë të jashtëzakonshme mes gishtave dhe tasteve të pianos, Parliq dhe Peneziq, magjepsën publikun kosovar, me muzikën që sollën për pothuajse 120 minuta, përcollën dhe ndjesinë e melankolisë, që në ditë vjeshte si këto, është e pakrahasueshme.
Kjo lojë e melankoli ngriti publikun në këmbë, ku për disa minuta, duartrokitjet e shumta pushtuan sallën e koncerteve.
Por, mrekullinë nuk e përjetoj vetëm publiku kosovar. “Mirëdita, dobar dan!” solli për herë të parë pianisten Peneziq në Prishtinë, e cila secilën minutë të kaluar në kryeqytet e quan “të mrekullueshëm”.
“Është e mrekullueshme, organizimi është i jashtëzakonshëm, unë, ne po e shijojmë qëndrimin tonë këtu”, tha Peneziq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOperacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta