LAJMI I FUNDIT:

Dita e dhjetë e fushatës, analistët komentojnë strategjitë e subjekteve politike

Dita e dhjetë e fushatës, analistët komentojnë strategjitë e subjekteve politike

Në dhjetë ditët e para të fushatës elektorale në Kosovë, analistët kanë vlerësuar dinamikën dhe strategjitë e përdorura nga liderët politikë.

Analisti Astrit Gashi ka theksuar se Albin Kurti, përmes stilit të tij të fushatës, po mundohet t’i japë “puls” elektoratit.

Sipas Gashit, Vetëvendosja ka hyrë në këtë fushatë me një përgatitje të dobët, duke e mbështetur shumë në personalitetin e Kurtit dhe më pak në programin politik.


“Kurti po sillet sikur nuk ka nevojë për fushatë. Ai mbështetet në performancën e tij, por fushata e VV-së mbetet e paqëndrueshme dhe ka pasur luhatje të dukshme në qytete të ndryshme si Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan,” ka deklaruar Gashi në “Debat Plus”.

Sipas analistit Lirim Mehmetaj, partitë opozitare, si PDK, LDK dhe AAK, po përqendrohen tek masiviteti i pjesëmarrjes në tubime, por kjo qasje mund të rezultojë problematike.

Mehmetaj shpreh skepticizëm për vetkënaqësinë e opozitës me mbështetjen masive dhe mungesën e përqendrimit në një strategji të qartë përballë Kurtit.

“Fushata pozitive dhe shmangia nga përballjet direkte mund të rezultojë gabim. Nëse Kurti arrin të mbajë përqindjen pranë 50%, opozita do të duhet të rikonsiderojë strategjinë e saj,” ka shtuar Mehmetaj.

Analisti Sadri Ramabaja e ka vlerësuar lartë aftësinë e Kurtit për të përdorur retorikën politike për të bindur publikun.

Ai e ka cilësuar deklaratën e Kurtit se çdo fletëvotim i hedhur ka një fitues – Vetëvendosjen, si një “gjetje fenomenale”.

“Kurti është njohës i mirë i artit të bindjes dhe retorikës politike, duke përdorur etikën dhe logjikën për të ndikuar tek elektorati,” ka thënë Ramabaja.

Analistët bien dakord se rezultati i zgjedhjeve mbetet i hapur, me një garë të ashpër ndërmjet Vetëvendosjes dhe opozitës.

Sipas tyre, masiviteti i tubimeve mund të jetë një tregues i rëndësishëm për rezultatin përfundimtar, por strategjitë dhe përqendrimi në programet politike do të jenë thelbësore për suksesin në këtë proces zgjedhor.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori