Kur para një viti shkrova libërthin tim (Duke pritur ditën “D”), nuk pata aspirata që do të them diçka më shumë se ato që kisha lexuar nga profesionistët nga shkenca e politikologjisë. Një mik më sugjeroi me dashamirësi se Ditën “D” duhet kërkuar brenda vendit e jo atë shpëtimtare si të Normandisë të vitit 1944 (kur forcat e Aleancës i dhanë goditjen vendimtare ushtrisë naziste). U pajtova me sugjerimin e mikut tim, me shpresën se njëmend Ditën “D” duhet kërkuar brenda Kosovës… Megjithatë gjërat kanë marrë kah tjetër, madje-madje të padëshirueshme e pse jo deri-diku të pashpresë për popullin e këtij vendi.
Duke u mbështetur në ato që kanë ngjarë dhe po ngjajnë pas datës 6 tetor të vitit të shkuar (zgjedhjet nacionale), kur menduam dhe shpresuam se 20 vjet pas çlirimit (ende jo të lirisë së vërtetë) kasta kosovare politike është vetëdijesuar se do ta bëjë një hap politik drejt çuarjes së vendit përpara, argumentet flasin e po dëshmojnë se fatkeqësisht kjo kastë politike (pa dallime të mëdha ndërmjet tyre, as për nga koncepti aksional, programor e kombëtar) shtron kërkesa të ngushta partiake ku në plan të parë dalin konceptet karrieriste që e kanë emrin thjeshtë poste, pra karrige! E me popullin le të merret dikush tjetër!?
S’kemi thënë gjë të re nëse e përsërisim se kjo kastë politike, e të gjitha kaheve, fatkeqësisht nuk është liruar nga vetja dhe veçoria e krahinarizmave, kastave, feudeve, e deri te primitivizmat që na bëjnë skeptik se ai elementi intelektualizëm mungon! Zbërthimi i këtij elementi që ka emrin shpresë, sidomos te shtresat e gjëra popullore (të demoralizuar jashtë masës), nuk po qet diçka të re në dritë, sepse po thuhet se intelektualizmi i mirëfilltë ka rënë në situatën ku ka humbur besimin se mund të jetë element me ndikim në këtë shoqëri të re. Një pjesë e kësaj kaste të mirëfilltë intelektualësh, gjithnjë e më zëshëm po thuhet se paska shkuar në pushim para kohe, pjesa tjetër në pensionin e merituar, një pjesë e prijësve të partive politike nuk lëshojnë udhë e poste, prandaj është e qartë se kjo shoqëri kosovare nuk mund të ketë shpresë për hapërim të guximshëm e modern pro-evropian. Po përmendet herë pas here edhe një intervistë e ish-diplomatit të mirënjohur amerikan, Xhejms Rubin, i cili pati thënë se ”prijësit e partive politike, të dala nga lufta, le t’ua lëshojnë rrugën më të rinjve në mënyrë që vendi të shkojë përpara”. Z. Rubin sigurisht e ka menduar esëll kur ka shtruar këtë problem, sepse gjatë historisë botërore është dëshmuar se ata që fitojnë luftën e kanë bukur të vështirë që ta fitojnë edhe paqen…
Dhe, të kthehemi te Dita “D”: a ta presim ardhjen e saj nga brenda apo nga jashtë? Unë gati që jam dorëzuar – së fundi gjithnjë e më hapur e më zëshëm po them se pres të na vijë nga jashtë! Jo nga zarfi si dikur, sepse megjithatë kemi bërë një hap para (e ca fatkeqësisht prapa), por pres një ndihmë me të vendosur nga diplomacia amerikane dhe ajo e BE-së që të mos pajtohen me ne kur nuk duam e nuk dimë të dalim nga ky rreth vicioz, e ku lakmitë e ndryshme të ngushta politike nuk po i japin shans demokracisë së njëmendët që të bëjë hapin vendimtar drejt civilizimit properëndimor!
Dita “D” nuk vjen nga ne kosovarët, pra as nga kjo kastë politike, por pikërisht nga miqtë tanë, sidomos ata përtej Oqeanit. Kasta politike e Kosovës po dëshmon se është e pazonja për të ecur përpara pa një ndihmë të fuqishme dhe vendimtare. Pa ndihmën e drejtpërdrejtë amerikane nuk ka as dalje të Kosovës nga kjo situatë aktuale, ku tanimë i ngjasojmë atij autobusi që i bie trup nëpër livadhe të ujëcafta dhe pa e shtyrë nuk del dot nga batllaku… Kujtoj se Kosova ka rënë aq thellë sa edhe udhëtarët nuk po mund t’ia dalin ta shtyjnë pa dikën më të fuqishëm për ta qitur në kodër! E kodra ku është se?!
Krejt në fund: njerëzit kanë humbur shpresën përditë e më shumë se Dita “D” vjen nga Prishtina, por nga Uashingtoni, Londra, Berlini, Parisi… Koha do të tregoj e dëshmoj më së miri se kush pati të drejt!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ptik.jpg)
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi