Më 1 dhjetor shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje dhe njëkohësisht vazhdon të jetë një çështje me rëndësi globale e shëndetit publik.
Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë botën si dhe në Kosovë është thirrje për aksion për të gjithë personelin dhe vendimmarrësit shëndetësor, liderët në komunitet, menaxherët e programeve të HIV-it dhe partnerët tjerë që me kontributin e tyre të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të HIV/AIDS-it
Në botë në fund të vitit 2019 rreth 38 milion njerëz ishin me HIV, ndërsa llogaritet se 1 në 5 njerëz që jetojnë me HIV nuk e dinë se janë të infektuar.
Deri tani nga HIV-i kanë ndërruar jetë 33 milionë njerëz, ndërsa gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milion tjerë janë infektuar.
“Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj). Infeksioni me HIV është i pashërueshëm. Megjithatë, terapia efikase antiretrovirale mund ta kontrollojë virusin dhe të ndihmojë parandalimin e bartjes së infeksionit tek njerëzit tjerë”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik..
Ndikimi i infeksionit me COVID-19 tek personat me HIV është ende duke u hulumtuar, ndërsa personat me HIV janë të rrezikuar nga sëmundjet serioze nëse kanë vlera të ulëta të qelizave imunitare CD4 dhe nëse nuk marrin terapi efektive antiretrovirale.
“Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë por me potencial të rritjes, posaçërisht në mesin e popullatës MSM. Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se ne nuk kemi epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV”, thuhet në njoftim.
Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it.
Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.
Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në Ferizaj, Prizren dhe Pejë.
Kampanja për vitin 2020 është me moton:
“Ta përfundojmë epideminë e HIV/AIDS-it: Qëndrueshmëri dhe Ndikim”
Mesazhet kryesore dhe thirrja për veprim:
Përtëritja e luftës për t’i dhënë fund AIDS-it; është koha për të investuar, përtërirë dhe integruar shërbimet e HIV me kujdesin e gjerë shëndetësor.
Përdorimi i shërbimeve inovative të HIV-it, për të siguruar kujdes të vazhdueshëm për personat me HIV gjatë pandemisë, p.sh. përshkrimi i terapisë për disa muaj.
Angazhimi, përkrahja dhe mbrojtja e punëtorëve shëndetësor dhe atyre në komunitet gjatë ofrimit të shërbimeve për HIV dhe COVID-19.
Dhënia e përparësisë grupeve vulnerabile. Ofrimi i vazhdueshëm i shërbimeve të HIV-it gjatë COVID-19 për fëmijët, adoleshentët dhe grupacionet e veçanta.
COVID-19 dhe HIV
Personat me HIV duhet të jenë shumë të kujdesshëm në respektimin e masave të përgjithshme për të shmangur infeksionin me COVID-19:
Bartja e maskës,
Mbajtja e distancës fizike,
Mbajtja e higjienës personale dhe ambientit,
Evitimi i udhëtimeve dhe tubimeve të panevojshme.
Në veçanti, duhet parapërgatitur për infeksion të mundshëm, duke:
Siguruar furnizim të mjaftueshëm (30-90 ditë) me barna për HIV.
Vazhduar të merrni barnat për HIV, me që ato ndihmojnë që ta ruani sistemin imunitar.
Mirëmbajtur stilin e shëndoshë të jetës (të ushqyerit e shëndetshëm, gjumë të mjaftueshëm së paku 8 orë në ditë dhe largimi nga stresi).
Solidariteti dhe ndarja e përgjegjësisë ndihmojnë ta luftojmë coronavirusin, përfundojmë epideminë e AIDS-it dhe garantojmë të drejtën për shëndet për të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025