LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Shëndetësisë, marsh nga studentët e mjekësisë në Tetovë

Dita Botërore e Shëndetësisë, marsh nga studentët e mjekësisë në Tetovë

Nën sloganin “Shëndet për të gjithë” në Tetovë u mbajt marsh nga studentët e fakultetit të mjekësisë. Studentët marshuan nga rektorati deri në qendër të qytetit. Ata porositën qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj masave preventive që rekomandohen nga mjekët. Përveç kësaj ata i dërguan mesazh edhe institucioneve shtetërore, duke i porositur që t’i mundësohet të gjithëve trajtim adekuat në aspektin shëndetësor.

“Pa marrë parasysh se në çfarë vende, vise malore, fushore, urbane apo rurale jetojnë. Njëjtë të gjithë qytetarët e RM të marrin të gjitha shërbimet shëndetësore që janë të nevojshme për shëndet të mirëfilltë të qytetarëve të RM”, tha Nasir Bexheti, dekan.

Edhe në Gostivar u zhvilluan aktivitete për ditën e shëndetësisë. Qytetarëve u dhurohej molla, ndërsa u merreshin cigaret.


Në qendër të qytetit u vendos një tendë, ku u bën teste falas të diabetit dhe matja e tensionit të gjakut të qytetarëve. Ky aksion u organizua nga Këshilli Rinor në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe shkollën e mesme mjekësore.

“Do të bëhen teste të diabetit, matja e nivelit të glukozës në gjak dhe matja e shtypjes së gjakut. Testet do të bëhen falas, për qytetarët që do të kalojnë sot këndej”, tha Miran Ismaili, këshill rinor.

Dita Botërore e Shëndetësisë është caktuar nga Organizata botërore e shëndetësisë dhe kjo shënohet me 7 prill, në mbarë botën, me të njëjtën datë kur edhe është themeluar kjo organizatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori