LAJMI I FUNDIT:

Distria në lot pas triumfit (Foto)

Distria në lot pas triumfit (Foto)

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Austri dhe trajneri i saj Driton Kukaj ka ndarë gëzimin e xhudistet me të tjerët.

Ajo pas ndeshjes ku edhe fitoi medaljen, nuk i ndali as lotët e gëzimit.
Trajneri Kukaj ka shkruar për këtë në faqen e tij në ‘facebook’.

“Distria pas fitores së medaljes e emocionuar (me lot), të fitosh medalje në gara Elitare për të cilat punohet çdo ditë me orë është gëzim të cilin e njohin vetëm ata që e përjetojnë”.

“Medaljet tona janë gëzim për mbarë popullin tonë anë e kënd Botës”, ka shkruar Kuka.


Akil Xhakova dështoi në ndeshjen vendimtare të marr medalje edhe pse zhvilloi një kampionat të shkëlqyer deri në ato qaste. /Telegrafi/