Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale të kampionatit botëror në xhudo që po mbahet në Budapest.

Prezent në duelin e saj ndaj ruses Yuli Kazarina ishte presidenti rus, Vladimir Putin, një adhurues i madh i xhudos.


Ajo mposhti me 11 pikë epërsi Kazarinan pas 3 minutash e 22 sekondash luftë.

Tash ajo do të përballet me Cohen Gilin nga Izraeli. /Telegrafi/

telegrafi sport app