Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është mposhtur nga Amandine Buchard në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kampionia olimpike e nisi mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi kaloi pa vështirësi pengesën e parë.


Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘waza-ari’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen.

Megjithatë, në çerekfinale, Distria ishte e pafat duke u mposhtur nga bartësja e xhudos, francezja Amandine Buchard.

distria krasniqi 2

distria krasniqi 3

Distria në fakt ishte më e mirë dhe më kërkuese në lojën e rregullt, duke e detyruar francezen t'i marrë dy kartonë të verëdhë.

Por, në vazhdime, Distria bëri tre kartonë të verdhë duke humbur me ‘pika e artë’ nga Buchard.

Xhudistja jonë do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të luftës për repeisazh, ku do të ndeshjet me zviceranen Fabienne Kocher. /Telegrafi/

distria krasniqi 5

distria krasniqi 6

telegrafi sport app