Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kampionia olimpike e ka nisur mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi ka kaluar pa vështirësi pengesën e parë.


Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘ippon’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen.

distria

Në çerekfinale, Distria do të ndeshen me bartësen e parë, francezen Amandine Buchard.

Kjo ndeshje cilësohet si finale para finales, pasi të dy xhudistet kanë fituar vitin e kaluar titullin evropiane, me Distrian në kategorinë deri 48 kilogramë. /Telegrafi/

distria 2

telegrafi sport app