Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka fituar edhe ndeshjen e dytë për të kaluar në çerekfinale të Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Distria Krasniqi ka fituar pa shumë vështirësi edhe ndeshjen e dytë të ditës të vlefshme për raundin e tretë të kategorisë deri në 52 kilogramë.


Kësaj radhe, xhudistja jonë e mposhti italianen Giuffrida Odette, e cila mori tri penalizime.

Distria Krasniqi

Me këtë fitore, pejania ka arritur të sigurojë çerekfinalen, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Ndryshe, Distria po udhëhiqet nga ish-bashkë-lojtarja, trajnerje Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/

Distria Krasniqi 2

telegrafi sport app