Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike nga Kosova e nisi ditën nga raundi i dytë, pasi nuk kishte ndeshje në raundin e parë.


Në raundin e dytë, Distria arriti ta fitojë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’.

Distria Krasniqi

Me këtë fitore, xhudistja pejane kaloi në çerekfinale, ku pati punë me holandezen Naomi Van Krevel.

Megjithatë, edhe në këtë meç, Distria ishte më e mirë duke mposhtur Van Krevelin dhe duke siguruar gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, pejania do të ndeshet me francezen Astride Gneto. /Telegrafi/

Distria Krasniqi 1

telegrafi sport app