Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Jerusalemit në xhudo.

Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles.


Ndaj saj realizoi herët aksion për wazzari, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund.

318776818 830490664699111 7520548290293438905 n

Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.

Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore.

Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë. Më pas në xhiron e dytë e kaloi amerikanen Angelica Delgado. Me fitore ndaj spanjolles Ana Perez Box, zuri vend në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale ishte më e mirë se hungarezja Reka Pupp. /Telegrafi/

telegrafi sport app